San Marino-Shqipëri/ Kuqezinjtë bëjnë “tris” golash, i radhës që tund rrjetën është Re...
Politike
"Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve"/ Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin(VIDEO)
Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se qeveria synon që një pjesë e konsiderueshme e kapitujve të mbyllet gjatë vitit të ardhshëm.
30 Shtator 2026, 18:04Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria pritet të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian para fundit të këtij viti. Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se qeveria synon që një pjesë e konsiderueshme e kapitujve të mbyllet gjatë vitit të ardhshëm.
Rama theksoi se procesi i integrimit europian ka hyrë tashmë në fazën e mbylljes së kapitujve, ndërsa nënvizoi angazhimin e qeverisë për të vijuar me reformat e nevojshme. Në fund Rama thelsoi se Shqipëria ka arritur të përmbushë disa objektiva të konsiderueshëm në kuadër të planit të rritjes.
“Edhe këtë herë, në vizitën në Tiranë të presidentes dhe delegacionit të saj, ka shumë përmbajtje pozitive në raport me objektivat e përbashkët që kemi. Unë dua të konfirmoj edhe një herë, edhe publikisht, vullnetin tonë të hekurt për të çuar përpara të gjitha punët e një procesi që tanimë ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve. Përgatitemi për të nisur me mbylljen e kapitujve para fundit të vitit dhe pastaj për të vijuar vitin e ardhshëm me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve. Dua të them se më vjen shumë mirë që edhe në një program të posaçëm të kësaj periudhe, që është programi i Planit të Rritjes, ne kemi arritur të kapim disa objektiva ambiciozë. Plani i Rritjes është një nga risitë e mandatit të saj të dytë, një risi që për rajonin ka ardhur si mbështetje e madhe, jo thjesht në aspektin financiar, por në aspektin e atij që quhet një integrim gradual, pa pritur që gjithçka të vijë në fund të procesit", tha Rama./Dosja.al