30 Shtator 2026, 18:08
Nga G.M
Dy policë duke ecur në qendër të Jagodinës, Serbi.
Dy persona janë arrestuar në Serbi nën dyshimin për spiunazh, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria e Lartë Publike në Jagodinë, në Serbinë qendrore. Prokuroria tha se dy gra janë arrestuar “nën dyshimin e bazuar” se kanë mbledhur dhe përcjellë në mënyrë të paautorizuar të dhëna lidhur me pjesëtarë aktivë të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), si dhe për angazhimin e tyre.
Në përgjigje thuhet se të dyja të arrestuarat janë shtetase të Serbisë. Njëra prej tyre ka vendbanim në Jagodinë, ndërsa tjetra në zonën e Gjilanit në Kosovë.
“Pas marrjes në pyetje të të dyshuarave, Prokuroria do të propozojë caktimin e paraburgimit për të dyja të dyshuarat”, thuhet në përgjigje.
Gjithashtu, thuhet se urdhri për nisjen e hetimeve ende nuk është nxjerrë, për shkak të së cilës, në këtë fazë të procedurës, nuk është e mundur të jepen më shumë informacione.
Më herët, mediat proqeveritare raportuan se ato dyshohen se u kanë përcjellë të dhëna për pjesëtarët aktivë të BIA-s, si dhe informacione për angazhimin e tyre, Shërbimit Shtetëror të Inteligjencës në Shqipëri (SHISH), si dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Njësisë së Inteligjencës së Policisë së Kosovës.
Sipas këtyre raportimeve, njëra prej tyre është arrestuar në Jagodinë, ndërsa tjetra në Vranjë, në jug të Serbisë. Radio Evropa e Lirë iu drejtua për koment shërbimeve të inteligjencës së Kosovës dhe Shqipërisë./REL
serbi rel
Bota
30 Shtator 2026, 17:15
G.M
Xi Jinping
KINA- Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se Pekini do të vazhdojë të kundërshtojë forcat që mbështesin...
Bota
30 Shtator 2026, 16:58
G.M
Sébastien Le Corneille
FRANCA- Kryeministri francez Sébastien Le Corneille ka paralajmëruar për përkeqësimin e situat&eu...
Bota
30 Shtator 2026, 16:35
G.M
Mark Rutte
RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Rusisë për përdorimi...
Bota
30 Shtator 2026, 15:45
G.M
Theo Francken
BELGJIK- Ministri belg i Mbrojtjes Theo Francken, ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me një rritje të vepr...
Bota
30 Shtator 2026, 15:31
G.M
foto ilustruese
IZRAEL- Ministrja izraelite e Transportit, Miri Regev, ka kërkuar pezullimin e të gjitha fluturimeve të kompanisë Flydu...
Bota
30 Shtator 2026, 15:20
G.M
pamje
TURQI- Shirat e dendur që kanë përfshirë Turqinë veriperëndimore gjatë dy ditëve të fundit kanë shk...
Bota
30 Shtator 2026, 15:09
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk do të frikësohet dhe nuk do të përkulet përballë pr...
Bota
30 Shtator 2026, 14:23
G.M
Ushtarë
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj ndërkombëtarë të Koalicionit përfunduan sot zyrtarisht Operacionin...
Bota
30 Shtator 2026, 14:01
G.M
Protestat në Francë
FRANCA- Dhjetëra njerëz janë plagosur në një valë protestash studentore, ndërsa student&eu...
Bota
30 Shtator 2026, 13:26
G.M
gaza
GAZA- Të paktën pesë palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore izraelite në dy zona të ndryshme të ...