POLITIKË /

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Von der Leyen: Keni bërë progres, por reformat duhet të zbatohen tërësisht!

Ursula von der Leyen,theksoi nevojën për vijimin e reformave në Shqipëri, duke vënë theksin te zbatimi i tyre dhe ndikimi konkret te qytetarët.

Shkruar nga Versus

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Von der Leyen: Keni

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, pas takimit mes tyre në kuadër të vizitës së zyrtares së lartë evropiane në Shqipëri.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,theksoi nevojën për vijimin e reformave në Shqipëri, duke vënë theksin te zbatimi i tyre dhe ndikimi konkret te qytetarët.

Von der Leyen tha se reforma të mëtejshme nevojiten në të gjithë kapitujt e negociatave që janë hapur.

Ajo përmendi në mënyrë të veçantë drejtësinë, mbrojtjen e mjedisit dhe kuadrin zgjedhor si disa prej fushave ku duhet të vijojë puna.

“Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, drejtësia, mbrojtja e mjedisit, kuadri zgjedhor”, u shpreh Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian nënvizoi se nuk mjafton vetëm miratimi i reformave, por ato duhet të zbatohen plotësisht në mënyrë që të sjellin ndryshime konkrete për qytetarët.

“Miratimi i reformave, por edhe zbatimi tërësisht, që të sjellin ndryshime të vërteta për qytetarët”, tha ajo.

Von der Leyen theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut me shoqërinë gjatë këtij procesi, duke e lidhur vijimin e reformave me avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian../Versus.al

Poll