Ndërsa qytetarë dhe aktivistë po protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit të shumëdiskutuar në Zvërnec, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka informuar Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për ecurinë e këtij projekti. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me von der Leyen, Rama tha se qeveria është në pritje të studimit të thelluar mjedisor, ndërsa paralajmëroi publikimin e dokumenteve dhe të dhënave që lidhen me projektin.
Sipas kryeministrit, në ditët në vijim do të vihet në funksion “Pasqyra”, përmes së cilës do të bëhet publike dokumentacioni dhe procesi i ndjekur për projektin.
“E kam informuar presidenten e Komisionit për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar aq shumë interes, po e quaj, për të mos i vënë asnjë fjalë tjetër, ku tani jemi në fazën që presim së shpejti studimin e thelluar mjedisor”, tha Rama.
Ai shtoi se publikimi i dokumenteve synon të rrisë transparencën dhe ndërveprimin e qeverisë me publikun.
“Duke e informuar në lidhje me hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së konsiderueshme të transparencës me publikun edhe të ndërveprimit të qeverisë me publikun përmes mjeteve të reja të teknologjisë, në ditët e ardhshme do të ndezim Pasqyrën me transparencën e plotë të të gjithë dokumenteve dhe procesit sa i takon gjithçkaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe projektin e shumë diskutuar”, u shpreh kryeministri.
Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur protesta kundër projektit po zhvillohet jashtë Kryeministrisë, me qytetarët dhe aktivistët që kundërshtojnë ndërhyrjen e planifikuar në zonën e Zvërnecit.
Rama tha gjithashtu se gjatë takimit me von der Leyen është diskutuar edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
30 Shtator18:20
Balluku, Agasi, skandali i SHISH.../ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashk&eum...
POLITIKE
30 Shtator18:10
Von der Leyen mesazh Ramës: Reformat në drejtësi, mjedis dhe dialogu me shoqërinë, kyçe për anëtarësimin në BE
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e nisi turin e saj në Ballkanin Perëndimor me një mesazh për kryeministrin Edi Rama...
POLITIKE
30 Shtator18:05
DASH ngre alarmin për Shqipërinë: Korrupsioni po tremb investitorët
Korrupsioni vijon të jetë një nga pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e biznesit në Shqipëri. Vlerësimi...
POLITIKE
30 Shtator17:30
“Demokracia është në agoni”/ Berisha nga Strasburgu: Denoncova narkoshtetin, trafikun e drogës, krizën ekonomike dhe goditjen ndaj medias
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka përcjellë përmes një videomesazhi nga Strasburgu, ku ndodhet për punime...
POLITIKE
30 Shtator17:06
Presidentja e Komisionit Europian mbërrin në Tiranë, Von der Leyen pritet nga Rama në Kryeministri
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri, aty ku u prit nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni.
...
POLITIKE
30 Shtator16:16
“Po vjen radha e Ballukut”/ Gazetari: Rama lëshoi Agasin, që të goditet ish-zv.kryeministrja
Gazetari Almer Toska ka komentuar skandalet e fundit me ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni dhe biznesmenin Ergys Agasi. Toska u shpreh se po vjen radha ...
POLITIKE
30 Shtator15:39
Rama rivizaton kufijtë e drejtësisë/ Çfarë ndryshon nga arresti te përgjimet (Pikat)
Dhjetë vjet pasi mazhoranca e tij ndryshoi Kushtetutën për t’i hapur rrugë reformës në drejtësi, Edi Rama propozon tani...
POLITIKE
30 Shtator15:15
Ndryshimi i Kodit të Procedurës Penal/ Bardhi: Ligj sipas masës së Ramës! Nga burg për të gjithë, te liria për vete
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të ndryshimeve në Kodin e Procedur&...
POLITIKE
30 Shtator14:55
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Ambasadori amerikan Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, një takim që vjen disa ditë pas marrjes së detyrës së dipl...