E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Von der Leyen: Zgjerimi është proces me dy kahe, BE-ja duhet të jetë gati të presë anëtarët e rinj

 Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare dhe atyre të Bashkimit Europian, duke nënvizuar se procesi i zgjerimit është një rrugë me dy kahe.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, von der Leyen tha se edhe BE-ja duhet të jetë gati për të mirëpritur anëtarët e rinj, ndërsa theksoi rëndësinë e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit.

Reklamë

Ajo kujtoi gjithashtu ndihmën e BE-së pas tërmetit të vitit 2019, duke bërë me dije se përmes programit europian janë rikonstruktuar 63 shkolla në Shqipëri.

Ursula von der Leyen: Sa i përket bizneseve, dhe bashkëpunimin mes bizneseve të BE dhe atyre shqiptare, po ecin shumë mirë. Mesazhi ynë i fundit është ky, zgjerimi është proces me dy kahe, edhe Bashkimi Evropian duhet të jetë gati që të presë anëtarët e rinj. Javën tjetër do kemi rishqyrtim për zgjerimin. Ne do të përcaktojmë edhe udhërrëfyesët, që vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit të vazhdojnë. Nesër do vizitojmë shkollën “Emin Duraku”. Kur tërmeti goditi vendin në 2019, unë u thashë që do qëndrojmë krah jush. U rikonstruktuan 63 shkolla përmes programit tone, shkolla që mirëpresin dhe edukojnë një brez të ri.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.