Rama dhe Ursula von der Leyen, pyeten për ish-shefen e SHISH, përgjigjet kryeministri

30 Shtator 2026 | 18:31

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u pyetën në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë lidhur me masën e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe nëse kjo çështje ishte diskutuar mes tyre.

Rama tha se ajo që në Shqipëri trajtohet nga disa si regres, nga Bashkimi Europian shihet si progres, duke e lidhur këtë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Duhet t’ia bëni pyetjen vetes pse Komisioni Europian, pse Bashkimi Europian, ngjarje që në vend trajtohen për të goditur dhe përhapur valë dëshpërimi, i shikon si arsye për ta konsideruar Shqipërinë një partner shumë serioz dhe një vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me faktin e një përpjekjeje të përditshme në të gjitha aspektet dhe në këto aspekte me provat e një lufte pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Duhet t’ia bëni këtë pyetje vetes, se ajo që nga shumëkush këtu shihet si regres, nga Bashkimi Europian duket si progres. Nuk është thjesht progres, por transformim. Jetojmë në një epokë transformimi si kurrë më parë. Për sa më takon, ne jemi më shumë se asnjëherë më parë në rrugën e duhur dhe, siç e thashë dhe po e përsëris dhe do ta përsëris sa herë të më jepet mundësia, deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot për herë të parë ky vend ka një sistem që po fiton aftësi vetëkorrigjuese, vetëpastruese, antikorrupsion, që i ka çdo sistem demokratik falë ndarjes së pushteteve, ku çdo pushtet bën punën e vet. Sa i takon informacioneve sensitive, unë mendoj se i duhet lënë gjykatës dhe jo leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin. Prandaj mendoj që t’i lihen gjykatës të shohë nëse ka gjëra që kanë cenuar besueshmërinë me partnerët apo sigurinë kombëtare. Lajmi që kam për ju është që një shqetësim i tillë për këto materiale nuk na ka ardhur deri më tani nga asnjë partner. Dhe patjetër që unë fola për partnerët që kanë mbetur pa fjalë, thashë për partnerët në sistemin e sigurisë, që kanë punuar dhe punojnë me Shërbimin. Pa fjalë se ajo që i është bërë Shërbimit me atë metodë është e paparë në historinë e botës. . Pres që prokurorët të bëjnë punën e tyre, gjykata punën e vet dhe në fund do të dalë dhe rezultati”, u shpreh Rama.

Pyetje: Lufta kundër korrupsionit është një nga shtyllat kryesore të integrimit në Bashkimin Europian. Aktualisht, në Shqipëri kemi zyrtarë të lartë që janë nën hetim për korrupsion dhe vepra të tjera penale. Si e lexon Bashkimi Europian këtë situatë: si një forcim të sistemit të drejtësisë apo si një problem që mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?

Von der Leyen: Shumë e qartë: lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe, është në thelb, në zemër të gjithë punës sonë. Kur shohim çështje që po hetohen, ato janë një provë se sistemi po funksionon. Në përgjigje të pyetjes suaj, unë mendoj se ajo që po shohim është fuqizimi i sistemit gjyqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministria e Jashtme përshëndet listën e përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet e Serbisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për paraqitjen e një liste të përbashkët të partive dhe subjekteve politike shqiptare...
20:50 | 30/09/2026

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë zhvilloi një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku vlerësoi...
18:26 | 30/09/2026

Investimi i Kushner në jug, Rama: E informova Von der Leyen, brenda dy ditësh hapet “Pasqyra e Transparencës”

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama foli edhe...
18:15 | 30/09/2026