Aktualitet Politikë

Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave të Planit të Rritjes, ka marrë 213 mln euro!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria po ecën mirë me zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së, duke përmbushur 80% të reformave të parashikuara. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo bëri të ditur se vendi ka përfituar deri tani 213 milionë euro dhe se pagesa të tjera priten në javët në vijim.

“Ju ndërmerrni reforma që kompanitë tuaja të jenë konkurruese në tregjet tona të përbashkëta dhe ekonomia juaj integrohet gradualisht. Shqipëria po ecën mirë sa i përket Planit të Rritjes. Keni përmbushur 80% të reformave, keni marrë 213 milionë euro fonde dhe në javët në vijim priten pagesa të tjera. Ne kemi arritur rezultate të mira. Ju jeni bërë pjesë e SEPA-s. Po punojmë për uljen e tarifave roaming. Është një mundësi e mirë që njerëzit të afrohen me njëri-tjetrin”, tha Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se është kënaqësi që ndodhet në Tiranë

“Është kënaqësi e  madhe të jem në Tiranë. Ju dhe Shqipëria keni punuar fort për ta plotësuar europiane. Shqipëria sërish ka bërë ecuri fantastike, keni hapur grupkapitujt e fundit, në korrik keni mbyllur 3 kapitujt e parë. I siguroj shqitparëve, anëtarësimi nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE më të fortë. Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, mbrojtja e mjedisit, natyra marramendëse e shqipërisë, dhe që ato reformat ë zbatohen plotësisht, për të sjellë ndryshime të vërteta. Kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike e dialog me shoqërinë për tiu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shoqërisë”, tha ajo.

Von der Leyen vjen në Tiranë edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, që synon të ndihmojë këto vende në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave. Nga ana tjetër, edhe vendet anëtare të BE-së do të marrin angazhime për avancimin e procesit, ndërsa vendimet kyçe kërkojnë miratimin unanim të tyre.

Bashkimi Europian po shqyrton gjithashtu një model për integrimin gradual të vendeve kandidate. Dy momente të rëndësishme priten në tetor: më 6 tetor, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe më 15-16 tetor, kur liderët e Unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme të BE-së.