FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person
29 Shtator, ...
Politike
"Po përpilohen traktatet e ardhshme të anëtarësimit"/ Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë
Von der Leyen tha se javën e ardhshme Komisioni Europian do të paraqesë rishikimin e politikës së zgjerimit, ku do të shqyrtohen politikat dhe buxheti i Unionit për të garantuar që BE-ja të jetë e gatshme për anëtarët e rinj.
30 Shtator 2026, 18:22Nga I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Tiranë se Bashkimi Europian po përgatitet për zgjerimin e ardhshëm dhe pranimin e vendeve të reja anëtare. Von der Leyen tha se javën e ardhshme Komisioni Europian do të paraqesë rishikimin e politikës së zgjerimit, ku do të shqyrtohen politikat dhe buxheti i Unionit për të garantuar që BE-ja të jetë e gatshme për anëtarët e rinj.
Von der Leyen bëri të ditur se do të hartohen udhërrëfyes për vendet kandidate, të cilat do të përcaktojnë qartë çfarë mbetet për tu bërë dhe afatet për përmbushjen e detyrimeve.
“Ne po vazhdojmë të punojmë për atë paketë, por mund të them se ne do të shikojmë se si traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përpilohet. Por traktatet e mëparshme kanë patur disa masa sigurie. Do të shikojmë se si këto traktate anëtarësimi në të ardhmen do të kenë disa masa të tilla. Ato angazhime ndërmerret gjatë procesit të anëtarësimit duhet të jenë edhe pasi një shtet të jetë bërë anëtar”, tha Von der Leyen./Dosja.al