POLITIKË /

“Partnerët tanë të sigurisë kanë mbetur pa fjalë”! Rama për nxjerrjen e materialeve sekrete nga ish-shefja e SHISH: Lëreni gjykatën të nxjerrë përfundim!

Rama tha se shqetësimet për çështjen nuk kanë ardhur nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Shkruar nga Versus

“Partnerët tanë të sigurisë kanë mbetur pa

Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e publikimit të materialeve sensitive që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, duke kërkuar që rasti të trajtohet nga drejtësia dhe jo përmes publikimeve të pjesshme të materialeve hetimore.

Rama tha se gjykata duhet të përcaktojë nëse ka pasur cenim të sigurisë kombëtare apo të besueshmërisë së Shqipërisë në raport me partnerët ndërkombëtarë.

“Përsa i takon informacioneve sensitive, kjo është një çështje që mendoj i duhet lënë gjykatës dhe jo leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin publik”, deklaroi Rama.

Sipas tij, procesi gjyqësor duhet të sqarojë nëse informacionet e bëra publike kanë cenuar sigurinë kombëtare apo marrëdhëniet e besimit me partnerët e Shqipërisë.

“Procesi duhet ta tregojë nëse ka pasur cenim, apo që kanë cenuar sigurinë kombëtare apo besueshmërinë me partnerët”, u shpreh kryeministri.

Rama tha se shqetësimet për çështjen nuk kanë ardhur nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

“Një shqetësim i tillë që na vjen nga shpërdoruesit dhe agjitatorët e materialeve të nxjerra rrugëve, s’na ka ardhur nga asnjë partner”, tha ai.

Kryeministri shtoi se me shprehjen se “partnerët kanë mbetur pa fjalë” i referohej partnerëve të Shqipërisë në sistemin e sigurisë.

“Lajmi që kam për ju është që një shqetësim i tillë, që na vjen nga shpërndarësit dhe nga agjitatorët e materialeve të nxjerra rrugëve, nuk na ka ardhur deri tani nga asnjë partner. Asnjë.

Dhe patjetër që, kur fola për partnerët që kanë mbetur pa fjalë, fola për partnerët në sistemin e sigurisë, nuk fola për aleatët politikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë. Fola për partnerët që kanë punuar dhe punojnë me shërbimin. Pa fjalë. Sepse ajo që i është bërë shërbimit me atë metodë që u trajtua çështja, është e paparë në historinë e botës“, tha Rama/Versus.al

Poll