Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama pyetet para Presidentes së Komsionit Europian për arrestimin e Vlora Hysenit, përgjigjet dhe von der Leyer: Do të flasim për të ardhmen

Shkruar nga Newsbomb
Rama pyetet para Presidentes së Komsionit Europian për arrestimin e
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot para Presidentes së Komisionit Europian për  arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, për të cilën tha se çështja në fjalë duhet të lihet të gjykohet nga drejtësia.

Menjëherë pas pyetjes së bërë, Presidentja e Komisionit Europian ndërhyri duke marrë fjalën, ndërsa theksoi se Shqipëria po ecën me hapa shumë të mira drejt BE-së.

“Ne po punojmë për atë paketë, nuk mundem të ndalem në hollësi. Të gjithë ne po shikojmë se si traktatet po përpilohen. Traktatet e mëparshme kanë pasur disa masa sigurie. Do të shikohen se sa masa të tilla do të kenë në vijim. Do të vazhdojmë të punojmë për këtë projekt e do të flasim dhe për të ardhmen.”, tha Ursula von der Leyen.

Më tej fjalën e mori kryeministri i cili u shpreh se duhet t’ia lëmë drejtësisë që të vijojë me hetimet për të zbuluar të gjithë situatën. Ndërsa shtoi që të mos aludohet për aq kohë sa togat e zeza nuk kanë dalë me një përfundim.

“Unë dua ti bëni një pyetje vetes: Pse Bashkimi Europian, ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur e përhapur valë dëshpërimi, i shikon si arsye për ta konsideruar Shqipërinë si partner shumë serioz dhe vend që aspiratat e veta i ka të ndërlidhura. Ndër këto dhe provat me një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar.

Ajo që këtu shikohet si regres nga BE shikohet si progres. Deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot ky vend ka një sistem që ka fituar dhe fiton aftësi vetëkorrigjuese falë ndarjes së pushteteve se çdo pushtet bën punën e vet.

Sa i takon informacioneve sensitive, unë mendoj se i duhet lënë gjykatës, e jo materialeve që nxirren për të bërë çorap opinionin publik.”,  tha kryeministri në fjalën e tij.

Pjesë nga konferenca:

Pyetja: Ju folët për paketën e re të zgjerimit që do të diskutohet javën e ardhshme, por kjo paketë parashikon kufizime e të drejtave të disa anëtarëve që do t’i bashkohen institucionit. Është ky një mekanizëm që mundëson përshpejtimin e hyrjes në BE, apo që i diskriminon. Zoti Rama ju jeni një nga ata që e keni kërkuar gjithmonë me ngulm integrimin në BE. A folët ju me Presidenten e Komisionit për situatën aktuale pas arrestimit të shefes së SHISH?

Ursula: Ne po punojmë për atë paketë, nuk mundem të ndale në hollësi. të gjithë ne po shikojmë se si traktatet po përpilohen. Traktatet e mëparshme kanë pasur disa masa sigurie. Do të shikohen se sa masa të tilla do të kenë në vijim. Do të vazhdojmë të punojmë për këtë projekt e do të flasim dhe për të ardhmen.

Edi Rama: Unë kam të gjitha arsyet dhe argumentet të mbroj bindjen se e drejta e vetos nuk është një e drejtë që i bën mirë BE-së unë po ju them se Shqipëria ka qenë viktimë e asaj të drejte. Sot është një mekanizëm i tejkaluar. Nuk besoj se duke mbrojtur këtë idenë ne si Shqipëri e humbim këtë si gjë. Nuk ma ha mendja se ne si Shqipëri do të bëjmë të fortin në një familje të madhe.

Unë dua ti bëni një pyetje vetes: Pse Bashkimi Europian, ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur e përhapur valë dëshpërimi, i shikon si arsye për ta konsideruar Shqipërinë si partner shumë serioz dhe vend që aspiratat e veta i ka të ndërlidhura. Ndër këto dhe provat me një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar.

Ajo që këtu shikohet si regres nga BE shikohet si progres. Deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot ky vend ka një sistem që ka fituar dhe fiton aftësi vetëkorrigjuese falë ndarjes së pushteteve se çdo pushtet bën punën e vet.

Sa i takon informacioneve sensitive, unë mendoj se i duhet lënë gjykatës, e jo materialeve që nxirren për të bërë çorap opinionin publik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese