Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka folur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe traktatet e ardhshme të anëtarësimit, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Von der Leyen tha se po punohet për paketën e ardhshme dhe se në traktatet e reja të anëtarësimit pritet të përcaktohen edhe masa sigurie, me angazhime që vendet kandidate do të duhet t’i respektojnë edhe pasi të bëhen anëtare të BE-së.
“Ne po vazhdojmë të punojmë për atë paketë, por mund të them se ne do të shikojmë se si traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përpilohen. Por traktatet e mëparshme kanë pasur disa masa sigurie. Do të shikojmë se si këto traktate anëtarësimi në të ardhmen do të kenë disa masa të tilla. Ato angazhime të ndërmarra gjatë procesit të anëtarësimit duhet të jenë edhe pasi një shtet të jetë bërë anëtar”, tha Von der Leyen.


