Von der Leyen për hetimet në Shqipëri: Sistemi po funksionon, është fuqizuar/ Rama: Përgjegjësia ime politike është një: reforma në drejtësi!

30 Shtator 2026, 18:55Politika TEMA
Von der Leyen për hetimet në Shqipëri: Sistemi po funksionon,

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se hetimet ndaj çështjeve të ndryshme janë dëshmi se sistemi i drejtësisë po funksionon, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se përgjegjësia e tij politike është vijimi i reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë diskutimit, von der Leyen u shpreh se zhvillimi i hetimeve tregon forcimin e sistemit dhe se proceset që po zhvillohen duhet të shihen si pjesë e funksionimit të tij.

Von der Leyen: Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama tha se përgjegjësia e tij politike është që reforma në drejtësi të vijojë.

Edi Rama: E përgjegjësisë politike është një histori, avaz, i përsëritur në pafundësi në mjedisin e diskutimit publik këtu dhe unë nuk pretendoj që t’ju bëj të ndryshoni. Përgjegjësia ime politike është 1 dhe vetëm 1, reforma në drejtësi të mos ndalet, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të gjithë. Të zhvillohet si një mision i sistemit. Sepse kemi qenë në këtë vend, në moshën e mjaftueshme për të gjykuar individualisht, ku gjërat që shohim sot dhe ndodhin sot as nuk mund të imagjinoheshin.

Lini një Përgjigje