Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur qëndrimin e tij kundër së drejtës së vetos brenda Bashkimit Europian, duke deklaruar se Shqipëria nuk humbet asgjë nëse anëtarësimi i saj shoqërohet me një mekanizëm ku vendi nuk mund të bllokojë vendimmarrjen e unionit.
Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se ka argumente të forta kundër vetos, të cilën e konsideroi një mekanizëm të tejkaluar.
“Kam të gjitha arsyet dhe argumentet që të mbroj argumentin se e drejta e vetos nuk i bën mirë BE-së, as vendeve anëtare dhe, mbi të gjitha, meqë ju e quani të drejtë që ne, me demek, po e dorëzojmë, unë po ju kujtoj që Shqipëria ka qenë viktimë e ushtrimit të asaj të drejte, e një vetoje ose e një mekanizmi i cili, në kohët e sotme, është një mekanizëm i tejkaluar, sipas meje”, deklaroi Rama.
Kryeministri iu referua në këtë mënyrë edhe rasteve kur procesi i integrimit të Shqipërisë është përballur me bllokime nga vende anëtare të BE-së.
Sipas Ramës, Shqipëria nuk duhet ta shohë veton si një instrument që i nevojitet për të treguar forcë pas anëtarësimit në Bashkimin Europian. Përkundrazi, ai tha se vendi duhet ta konsiderojë privilegj faktin që do të jetë pjesë e tryezës europiane si i barabartë mes të barabartëve.
“Nuk besoj se duke mbrojtur këtë ide ne si Shqipëri humbim gjë, sepse nuk do të na duhet vetoja të bëjmë të fortin në tryezën e një familjeje ku duhet të ndihemi të privilegjuar të jemi të barabartë mes të barabartësh, jo të bëjmë të fortin duke i rënë me grusht tavolinës”, u shpreh Rama.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
30 Shtator18:30
Qytetarët protestojnë për Zvërnecin, Rama paralajmëron publikimin e dokumenteve të projektit
Ndërsa qytetarë dhe aktivistë po protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit të shumëdiskutuar në Zvërnec...
POLITIKE
30 Shtator18:20
Balluku, Agasi, skandali i SHISH.../ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashk&eum...
POLITIKE
30 Shtator18:10
Von der Leyen mesazh Ramës: Reformat në drejtësi, mjedis dhe dialogu me shoqërinë, kyçe për anëtarësimin në BE
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e nisi turin e saj në Ballkanin Perëndimor me një mesazh për kryeministrin Edi Rama...
POLITIKE
30 Shtator18:05
DASH ngre alarmin për Shqipërinë: Korrupsioni po tremb investitorët
Korrupsioni vijon të jetë një nga pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e biznesit në Shqipëri. Vlerësimi...
POLITIKE
30 Shtator17:30
“Demokracia është në agoni”/ Berisha nga Strasburgu: Denoncova narkoshtetin, trafikun e drogës, krizën ekonomike dhe goditjen ndaj medias
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka përcjellë përmes një videomesazhi nga Strasburgu, ku ndodhet për punime...
POLITIKE
30 Shtator17:06
Presidentja e Komisionit Europian mbërrin në Tiranë, Von der Leyen pritet nga Rama në Kryeministri
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri, aty ku u prit nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni.
...
POLITIKE
30 Shtator16:16
“Po vjen radha e Ballukut”/ Gazetari: Rama lëshoi Agasin, që të goditet ish-zv.kryeministrja
Gazetari Almer Toska ka komentuar skandalet e fundit me ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni dhe biznesmenin Ergys Agasi. Toska u shpreh se po vjen radha ...
POLITIKE
30 Shtator15:39
Rama rivizaton kufijtë e drejtësisë/ Çfarë ndryshon nga arresti te përgjimet (Pikat)
Dhjetë vjet pasi mazhoranca e tij ndryshoi Kushtetutën për t’i hapur rrugë reformës në drejtësi, Edi Rama propozon tani...
POLITIKE
30 Shtator15:15
Ndryshimi i Kodit të Procedurës Penal/ Bardhi: Ligj sipas masës së Ramës! Nga burg për të gjithë, te liria për vete
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të ndryshimeve në Kodin e Procedur&...