LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama konferencë me Ursula von Der Leyen: Sistemi po e lufton korrupsionin. Presidentja e KE mesazh të qartë: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

• Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministin Edi Rama. • Gjatë fjalës së tij, Rama foli për disa çështje, përfshirë skandalin e ish-shefes së SHISH, Vlora Hysenit. • Pavarsisht se Shqipëria së fundmi është "zhytur" në skandale, Rama vijon të thotë se sistemi po e lufton korrupsionin. • Kryeministri e ka cilësuar luftën kundër korrupsionit si një pikë të palëvizshme të axhendës së qeverisë. • Ai tha se gjatë diskutimeve me von der Leyen është konstatuar një ndryshim në mënyrën se si sistemi po përballet me korrupsionin. • Rama nuk la pa sulmuar as mediat në lidhje me publikimin e materialeve sensitive në kuadër të hetimeve për SHISH. • Ai tha se materialet hetimore duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të gjykatës dhe jo të bëhen objekt i publikimeve për të bërë gjyq publik. • Lideri i qeverisë u ndal edhe te mënyra se si janë interpretuar në Shqipëri zhvillimet e fundit në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se ajo që në vend shihet nga disa si regres, nga Bashkimi Europian vlerësohet si progres. • Duke folur për skandalin e Vlora Hysenit, Rama tha se SPAK dhe gjykata duhet të bëjnë të pandikuara punën e tyre, ndërsa deklaroi se ajo që iu bë SHISH-it është e paparë në historinë e botës. • Nga ana tjetër, Von der Leyen i dha një mesazh të qartë Ramës, duke i thënë se vendi duhet të vijojë me reformat dhe zbatimin e tyre, në mënyrë që të hyjë në Bashkimin Evropian. • Ajo theksoi ndër të tjera se Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm, duke përmendur hapjen e grupkapitujve të fundit dhe mbylljen e tre kapitujve të parë në korrik. • Po ashtu Von der Leyen deklaroi se përparimi në negociata kërkon reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, duke përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës. • Ajo kërkoi që reformat të mos mbeten vetëm në nivelin e miratimit të ligjeve, por të zbatohen plotësisht për të sjellë ndryshime konkrete. • Më tej, Presidentja e KE-së u shpreh se Bashkimi Europian po përgatitet për zgjerimin e ardhshëm dhe pranimin e vendeve të reja anëtare. • Sipas saj, javën e ardhshme Komisioni Europian do të paraqesë rishikimin e politikës së zgjerimit, ku do të shqyrtohen politikat dhe buxheti i Unionit për të garantuar që BE-ja të jetë e gatshme për anëtarët e rinj. •  Ajo bëri të ditur se do të hartohen udhërrëfyes për vendet kandidate, të cilat do të përcaktojnë qartë çfarë mbetet për tu bërë dhe afatet për përmbushjen e detyrimeve.

8 artikuj për këtë temë.

42 MINUTA ME PARE

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin e t’i biem tavolinës"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Rama konferencë me Ursula von Der Leyen: Sistemi po e lufton korrupsionin.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk duhet ta shohë anëtarësimin në Bashkimin Europian si një mundësi për të ushtruar të drejtën e vetos, por si pjesë e një familjeje ku vendet anëtare janë të barabarta. Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama deklaroi se një mekanizëm i tillë është i tejkaluar.

Sipas Ramës anëtarësimi në BE duhet të shihet si pjesë e një familjeje ku vendet janë të barabarta mes tyre.

“Kam të gjitha arsyet dhe argumentet që të mbroj argumentin se e drejta e vetos nuk i bën mirë BE-së, as vendeve anëtare dhe, mbi të gjitha, meqë ju e quani të drejtë që ne, me demek, po e dorëzojmë, unë po ju kujtoj që Shqipëria ka qenë viktimë e ushtrimit të asaj të drejte, e një vetoje ose e një mekanizmi i cili, në kohët e sotme, është një mekanizëm i tejkaluar, sipas meje. Nuk besoj se duke mbrojtur këtë ide ne si Shqipëri humbim gjë, sepse nuk do të na duhet vetoja të bëjmë të fortin në tryezën e një familjeje ku duhet të ndihemi të privilegjuar të jemi të barabartë mes të barabartësh, jo të bëjmë të fortin duke i rënë me grusht tavolinës”, u shpreh Rama./Dosja.al

46 MINUTA ME PARE

Skandali i SHISH/ Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

Rama konferencë me Ursula von Der Leyen: Sistemi po e lufton korrupsionin.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish mediat në lidhje me publikimin e materialeve sensitive në kuadër të hetimeve për SHISH. Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Rama tha se materialet hetimore duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të gjykatës dhe jo të bëhen objekt i publikimeve për të bërë gjyq publik.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te mënyra se si janë interpretuar në Shqipëri zhvillimet e fundit në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se ajo që në vend shihet nga disa si regres, nga Bashkimi Europian vlerësohet si progres. Rama përsëriti edhe deklaratën e tij se sistemi shqiptar po zhvillon mekanizma për vetëkorrigjim dhe luftën kundër korrupsionit.

“Duhet t’ia bëni pyetjen vetes pse Komisioni Europian, pse Bashkimi Europian, ngjarje që në vend trajtohen për të goditur dhe përhapur valë dëshpërimi, i shikon si arsye për ta konsideruar Shqipërinë një partner shumë serioz dhe një vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me faktin e një përpjekjeje të përditshme në të gjitha aspektet dhe në këto aspekte me provat e një lufte pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Duhet t’ia bëni këtë pyetje vetes, se ajo që nga shumëkush këtu shihet si regres, nga Bashkimi Europian duket si progres. Nuk është thjesht progres, por transformim. Jetojmë në një epokë transformimi si kurrë më parë. Për sa më takon, ne jemi më shumë se asnjëherë më parë në rrugën e duhur dhe, siç e thashë dhe po e përsëris dhe do ta përsëris sa herë të më jepet mundësia, deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot për herë të parë ky vend ka një sistem që po fiton aftësi vetëkorrigjuese, vetëpastruese, antikorrupsion, që i ka çdo sistem demokratik falë ndarjes së pushteteve, ku çdo pushtet bën punën e vet. Sa i takon informacioneve sensitive, unë mendoj se i duhet lënë gjykatës dhe jo leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin. Prandaj mendoj që t’i lihen gjykatës të shohë nëse ka gjëra që kanë cenuar besueshmërinë me partnerët apo sigurinë kombëtare. Lajmi që kam për ju është që një shqetësim i tillë për këto materiale nuk na ka ardhur deri më tani nga asnjë partner. Dhe patjetër që unë fola për partnerët që kanë mbetur pa fjalë, thashë janë ata në sistemin e sigurisë, jo për aleatët, por thashë për partnerët që merren me shërbimin. Është e paparë çështja në historinë e botës se si u trajtua. Pres që prokurorët të bëjnë punën e tyre, gjykata punën e vet dhe në fund do të dalë dhe rezultati”, u shpreh Rama./Dosja.al

51 MINUTA ME PARE

"BE qëndroi krah Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019"/ Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla(VIDEO)

Rama konferencë me Ursula von Der Leyen: Sistemi po e lufton korrupsionin.
Ursula von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Europian ka mbështetur Shqipërinë pas tërmetit të vitit 2019, ndërsa përmes programit “BE për shkollat” janë rindërtuar ose rikonstruktuar 63 shkolla në vend. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, von der Leyen tha se BE-ja qëndroi krah Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar.

Presidentja e KE vlerësoi programin “BE për shkollat”, duke theksuar se përmes tij janë rindërtuar ose rikonstruktuar 63 shkolla në Shqipëri.

"Këta udhërrëfyes do e shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkretë. I dashur Edi, nesër në mëngjes do të kemi kënaqësinë që të vizitojmë shkollën Emin Duraku. Në vitin 2019 kur Shqipëria u godit nga tërmeti dhe i mbaj mend ato ditë të tmerrshme, ne thamë që Europa do të qëndrojë krah jush. Dhe ne qëndruam krah jush. Programi BE për shkollat është një program që vërtetë më pëlqen shumë. Me anën e këtij programi u rindërtuan apo rikonstruktuan 63 shkolla, mes të cilave edhe Emin Duraku.. Me shumë kënaqësi pres vizitën nesër", tha mes të tjerash von der Leyen./Dosja.al

54 MINUTA ME PARE

"Po përpilohen traktatet e ardhshme të anëtarësimit"/ Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Rama konferencë me Ursula von Der Leyen: Sistemi po e lufton korrupsionin.
Ursula von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Tiranë se Bashkimi Europian po përgatitet për zgjerimin e ardhshëm dhe pranimin e vendeve të reja anëtare. Von der Leyen tha se javën e ardhshme Komisioni Europian do të paraqesë rishikimin e politikës së zgjerimit, ku do të shqyrtohen politikat dhe buxheti i Unionit për të garantuar që BE-ja të jetë e gatshme për anëtarët e rinj.

Von der Leyen bëri të ditur se do të hartohen udhërrëfyes për vendet kandidate, të cilat do të përcaktojnë qartë çfarë mbetet për tu bërë dhe afatet për përmbushjen e detyrimeve.

“Ne po vazhdojmë të punojmë për atë paketë, por mund të them se ne do të shikojmë se si traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përpilohet. Por traktatet e mëparshme kanë patur disa masa sigurie. Do të shikojmë se si këto traktate anëtarësimi në të ardhmen do të kenë disa masa të tilla. Ato angazhime ndërmerret gjatë procesit të anëtarësimit duhet të jenë edhe pasi një shtet të jetë bërë anëtar”, tha Von der Leyen./Dosja.al

58 MINUTA ME PARE

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin(VIDEO)

Rama konferencë me Ursula von Der Leyen: Sistemi po e lufton korrupsionin.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një kohë kur Shqipëria vijon të përballet me një sërë skandalesh dhe hetimesh për korrupsion, deklaroi se tashmë është vetë sistemi ai që po e lufton korrupsionin. Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama e ka cilësuar luftën kundër korrupsionit si një pikë të palëvizshme të axhendës së qeverisë.

Rama u shpreh se në diskutimet me von der Leyen është konstatuar një ndryshim në mënyrën se si sistemi po përballet me korrupsionin.

“Kemi folur edhe për bilancin e përpjekjes madhore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pikë e palëvizshme e axhendës tonë, dhe kemi bashkarisht konstatuar se tanimë është e qartë për Shqipërinë se nëse deri dje Komisioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

Rama konferencë me Ursula von Der Leyen: Sistemi po e lufton korrupsionin.
Ursula von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se vendi duhet të vijojë me reformat dhe zbatimin e tyre, në mënyrë që të hyjë në Bashkimin Evropian. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, von der Leyen tha se Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm, duke përmendur hapjen e grupkapitujve të fundit dhe mbylljen e tre kapitujve të parë në korrik.

Von der Leyen nënvizoi se përparimi në negociata kërkon reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, duke përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës. Ajo kërkoi që reformat të mos mbeten vetëm në nivelin e miratimit të ligjeve, por të zbatohen plotësisht për të sjellë ndryshime konkrete.

“Është kënaqësi e madhe të jem në Tiranë. Ju dhe Shqipëria keni punuar fort për ta plotësuar europiane. Shqipëria sërish ka bërë ecuri fantastike, keni hapur grupkapitujt e fundit, në korrik keni mbyllur 3 kapitujt e parë. I siguroj shqitparëve, anëtarësimi nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE më të fortë. Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, mbrojtja e mjedisit, natyra marramendëse e shqipërisë, dhe që ato reformat ë zbatohen plotësisht, për të sjellë ndryshime të vërteta. Kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike e dialog me shoqërinë për tiu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shoqërisë", tha Von der Leyen./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet e projektit të shumë diskutuar

Rama konferencë me Ursula von Der Leyen: Sistemi po e lufton korrupsionin.
Von der Leyen dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të publikojë në ditët e ardhshme të gjithë dokumentacionin që lidhet me projektin e Zvërnecit përmes platformës “Pasqyrë Albania”. Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se publiku do të ketë akses në të gjitha dokumentet dhe hapat e ndjekur për këtë projekt.

Duke folur për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Rama theksoi se kjo mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe një element i rëndësishëm i procesit të integrimit europian.

"Dua të bëj me dije se e kam informuar presidenten qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar interes, ku tanimë së shpejti studimin e thelluar mjedisor, ndërkohë duke informuar hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së transparencës dhe ndërveprimit të qeverisë me mjetet teknologjike. Do të ndezim pasqyrën dhe të gjithë procesit që është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe projektin e shumëdiskutuar. Është një pikë e palëvizshme e axhendës sonë dhe e BE-së në tërësi dhe vendet kandidate në vijim, kemi konstatuar faktin që tanimë për Shqipërinë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin," tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve"/ Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin(VIDEO)

Rama konferencë me Ursula von Der Leyen: Sistemi po e lufton korrupsionin.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria pritet të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian para fundit të këtij viti. Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se qeveria synon që një pjesë e konsiderueshme e kapitujve të mbyllet gjatë vitit të ardhshëm.

Rama theksoi se procesi i integrimit europian ka hyrë tashmë në fazën e mbylljes së kapitujve, ndërsa nënvizoi angazhimin e qeverisë për të vijuar me reformat e nevojshme. Në fund Rama thelsoi se Shqipëria ka arritur të përmbushë disa objektiva të konsiderueshëm në kuadër të planit të rritjes.

“Edhe këtë herë, në vizitën në Tiranë të presidentes dhe delegacionit të saj, ka shumë përmbajtje pozitive në raport me objektivat e përbashkët që kemi. Unë dua të konfirmoj edhe një herë, edhe publikisht, vullnetin tonë të hekurt për të çuar përpara të gjitha punët e një procesi që tanimë ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve. Përgatitemi për të nisur me mbylljen e kapitujve para fundit të vitit dhe pastaj për të vijuar vitin e ardhshëm me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve. Dua të them se më vjen shumë mirë që edhe në një program të posaçëm të kësaj periudhe, që është programi i Planit të Rritjes, ne kemi arritur të kapim disa objektiva ambiciozë. Plani i Rritjes është një nga risitë e mandatit të saj të dytë, një risi që për rajonin ka ardhur si mbështetje e madhe, jo thjesht në aspektin financiar, por në aspektin e atij që quhet një integrim gradual, pa pritur që gjithçka të vijë në fund të procesit", tha Rama./Dosja.al

ursula von der leyen edi rama

Sondazh

Poll

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit

Vijojnë përplasjet para kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit

Protestuesit ndezin flakadanë, përplasje edhe me efektivë të policisë

Presidentja e KE pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, qytetarët protestë nga ana tjetër

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë