Food & Drink

Kafeneja e së ardhmes po kërkon më shumë se një makinë të mirë espresso/ Londra prezanton teknologjinë dhe idetë e reja të kulturës së kafesë!

Në Londër përfundon sot Caffè Culture 2026, një event dyditor që mbledh industrinë e kafesë, çajit dhe hospitality-t në Business Design Centre. Përveç roasters dhe produkteve të reja, këtë vit një pjesë e rëndësishme e eventit i kushtohet teknologjisë, automatizimit dhe mënyrës se si mund të ndryshojë eksperienca e kafenesë.

Një nga risitë është “Discovery Village”, një hapësirë ku bizneset prezantojnë pajisje, produkte dhe zgjidhje të reja për coffee shops. Vizitorët mund t’i testojnë përmes demonstrimeve, degustimeve dhe sesioneve interaktive. Ndërkohë, Tea Hub është dyfishuar në madhësi këtë vit, duke treguar se edhe çaji po kërkon më shumë hapësirë brenda kulturës moderne të kafenesë.

Programi prek edhe çështje shumë praktike të biznesit: automatizimin, çmimet, mbajtjen e stafit dhe mënyrën se si krijohet një marrëdhënie më e mirë me klientin. Eventi mbledh mbi 120 ekspozues dhe më shumë se 50 ekspertë e panelistë.

Kjo tregon se kafeneja moderne nuk po konkurron më vetëm për filxhanin më të mirë të kafesë. Interior-i, shpejtësia e shërbimit, teknologjia, packaging-u dhe vetë eksperienca e klientit po bëhen po aq të rëndësishme. Në një treg ku konsumatori mund të blejë specialty coffee edhe për ta përgatitur në shtëpi, arsyeja për të dalë në një kafene duhet të jetë më e madhe se vetë kafeja.