Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksidenti fatal në Shkodër përfundon me tragjedi, humb jetën një prej shoferëve, arrestohet turisti francez (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti fatal në Shkodër përfundon me tragjedi, humb jetën
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në zonën e Kryebushatit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:30 dhe në të janë përfshirë dy automjete. Njëri prej tyre drejtohej nga një 67-vjeçar me shtetësi franceze, me inicialet P. L., ndërsa automjeti tjetër nga 83-vjeçari Gjon Nikaj, banues në Shkodër.

Përplasja ka shkaktuar plagosjen e rëndë të 83-vjeçarit, i cili u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku pritet të kryhen procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese