AKTUALITET /

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Përplasen "kokë më kokë' 2 automjete, vd*s në spital 83-vjeçari

Si pasojë e përplasjes, 83-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore, por më pas ka ndërruar jetë.

Shkruar nga Versus

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Përplasen "kokë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, ku një 83-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në vendin e quajtur Kryebushat, ku janë përplasur dy automjete.

Mjetet drejtoheshin nga shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes, 83-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore, por më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi P. L., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Versus.al

Poll