Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ku janë përplasur dy automjete që drejtoheshin nga një 67-vjeçar me shtetësi franceze, me inicialet P. L., dhe një 83-vjeçar, Gj. N., banues në Shkodër.
Si pasojë e përplasjes, 83-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, drejtuesi 67-vjeçar është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.