Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, lidhur me raportin mes politikës dhe drejtësisë.
Bardhi akuzon kryeministrin Rama se ka përdorur votën politike në Kuvend për të penguar arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK.
“Edi Rama është i vetmi Kryeministër në vend që, përmes votës politike në Kuvend, ka penguar arrestimin e një zyrtareje të lartë publike të akuzuar nga SPAK, Belinda Ballukut”, shprehet Bardhi.
Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, ky është standardi i qeverisjes së Ramës kur përballet me hetimet e drejtësisë.
“Ky është standardi i qeverisjes së tij kur përballet me Drejtësinë: pushteti politik përdoret për të mbrojtur pushtetarët”, vijon reagimi.
Bardhi thekson se drejtësia duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë dhe se vota politike nuk duhet të përdoret për të mbrojtur zyrtarë të caktuar.
“Drejtësia nuk mund të jetë selektive dhe vota politike nuk duhet të shërbejë si mburojë për askënd”, deklaron ai.
Në përfundim, Bardhi kërkon që përgjegjësia përpara drejtësisë të jetë e njëjtë për të gjithë, pavarësisht funksionit që mbajnë.
“Në një shtet të së drejtës, përgjegjësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, pavarësisht postit dhe pushtetit”, përfundon reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD-së.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
30 Shtator18:59
Këlliçi: Ermal Raketa del pas 3 javësh heshtje, akuzat për trafikun e armëve mbeten pa përgjigje
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, në një postim në rrjete sociale ka reaguar pas shfaqjes publike të ministrit të Mbro...
POLITIKE
30 Shtator18:50
Balluku ende e lirë, Rama mbron ish-zëvendësen e tij dhe bën një krahasim: Në Francë ministri u akuzua për pedofili edhe nuk iku nga detyra...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përgjegjësia e tij politike përfundon aty ku nis puna e drejtësisë, rederuar skandaleve të f...
POLITIKE
30 Shtator18:49
Nga skandali me SHISH tek arrestimi i Ergys Agasit/ Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi!
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka komentuar luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe rastet e zyrtarëve t&e...
POLITIKE
30 Shtator18:40
Pas konferencës me Ramën, Von der Leyen niset drejt Presidencës
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është larguar nga godina e Kryeministrisë pas përfundimit të takimit dhe konfe...
POLITIKE
30 Shtator18:35
Von der Leyen: Po përpilohen traktatet e ardhshme të anëtarësimit, do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë
Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se po përpilohen traktatet e ardhshme të...
POLITIKE
30 Shtator18:33
Anëtare pa të drejtë vetoje? Rama për procesin e integrimit: Nuk na duhet të bëjmë të fortin e “t’i biem tavolinës”! Duhet të ndihemi të privilegjuar
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur qëndrimin e tij kundër së drejtës së vetos brenda Bashkimit Europian, duke deklaruar se Shqipëri...
POLITIKE
30 Shtator18:30
Qytetarët protestojnë për Zvërnecin, Rama paralajmëron publikimin e dokumenteve të projektit
Ndërsa qytetarë dhe aktivistë po protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit të shumëdiskutuar në Zvërnec...
POLITIKE
30 Shtator18:20
Balluku, Agasi, skandali i SHISH.../ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashk&eum...
POLITIKE
30 Shtator18:10
Von der Leyen mesazh Ramës: Reformat në drejtësi, mjedis dhe dialogu me shoqërinë, kyçe për anëtarësimin në BE
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e nisi turin e saj në Ballkanin Perëndimor me një mesazh për kryeministrin Edi Rama...