Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në jug të Serbisë, kanë arritur pajtueshmëri në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të marrë pjesë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, më 25 tetor. Në listën e përbashkët, e quajtur “Koalicioni Shqiptar”, do të marrin pjesë tetë parti që kanë këshilltarë komunalë në këto tri komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
“Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike, pasi që në realitet e kemi atë, të jemi të përfaqësuar me një numër më të madh deputetësh në Kuvend, në mënyrë që të përpiqemi t’i zgjidhim problemet tona”, tha për Radion Evropa e Lirë Shaip Kamberi, lider i Partisë për Veprim Demokratik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shqiptarët në Serbi duhet t’i kenë “të paktën 5 vende të garantuara” në Kuvendin e Serbisë. Kamberi ishte përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Serbisë. I pyetur se çfarë do të jetë baza e pjesëmarrjes së tyre, Kamberi tha se ajo do të jetë respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë.
“Jemi dakorduar që baza e kërkesave tona të jetë plani me shtatë pika, të cilin Qeveria e Serbisë e miratoi në qershor të vitit 2013, duke iu referuar marrëveshjeve të mëhershme, të cilat, me ndërmjetësimin e OSBE-së, janë nënshkruar ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë”, tha ai.
Plani me shtatë pika parasheh përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike të komunave të Luginës së Preshevës, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare shqiptare.
Ai parasheh gjithashtu decentralizimin në sistemin e drejtësisë, sigurinë dhe masat për ndërtimin e besimit, si dhe çështjet që lidhen me arsimin, mediat, kulturën, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.
Listës “Koalicionit Shqiptar” do t’i prijë Shaip Kamberi. Bartësi i dytë do të jetë nga Alternativa për Ndryshim, ndërsa i treti nga Partia Demokratike.
Sipas Kamberit, është arritur marrëveshje edhe për veprimin e përbashkët pas zgjedhjeve.
“Deputetët do të qëndrojnë së bashku dhe do të përpiqen që, me disa parti të tjera me të cilat na lidh veprimi i përbashkët, të formojnë grup parlamentar”, shtoi ai.
Çfarë tha Kurti?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 30 shtator se pjesëmarrja e përbashkët në listën “Koalicioni Shqiptar” mund të jetë një hap i rëndësishëm dhe historik për shqiptarët e Luginës së Preshevës në luftën “kundër diskriminimit dhe përjashtimit, si dhe kundër spastrimit etnik administrativ [në Serbi]”.
Kurti përsëriti qëndrimin se pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Serbi duhet të kenë të njëjtat të drejta si pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, përfshirë edhe vendet e rezervuara për pakicat në Kuvend.
“Serbëve në Kosovë u garantohen 10 nga gjithsej 120 vendet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa sipas kësaj qasjeje, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet të kenë së paku pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë, i cili ka 250 vende deputetësh”, tha Kurti.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
30 Shtator14:11
Ish-prokurorja e EULEX: Katër ish-krerët e UÇK-së mund të falen me dekret, këtë ka bërë edhe Trump
Ish-prokurorja e EULEX, Maria Bamieh në një intervistë për Klan News, ku ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila ka dë...
KOSOVA
30 Shtator13:48
Bekim Sejdiu u tërhoq nga gara për president, Kurti i prerë: Mbetet kandidatura jonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për president, ...
KOSOVA
30 Shtator11:50
Çështja e Presidentit në Kosovë/ Kurti: Situatë urgjente për veprim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij mbledhjen e qeverisë ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes s&eu...
KOSOVA
29 Shtator23:08
Bashkohen partitë shqiptare, garojnë së bashku për zgjedhjet në Serbi
Subjektet politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e...
KOSOVA
29 Shtator21:46
Protesta hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës
Në Prishtinë po vazhdon edhe sonte (e martë) protesta kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të...
KOSOVA
29 Shtator18:13
Identitete dhe të dhëna të tjera në shitje, si funksiononte tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova i hetuar nga FBI
Emra, adresa, të dhëna bankare dhe kredenciale llogarish shiteshin në një treg ilegal online të drejtuar nga dy vëllezër nga ...
KOSOVA
29 Shtator17:19
Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar emrat e gjyqtarëve që do të jenë në Panelin e Apelit sa i përke...
KOSOVA
29 Shtator13:47
PDK-ja kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen para 6 tetorit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kërkoi të martën që ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të K...
KOSOVA
29 Shtator13:38
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka bërë të ditur se ai dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie kan...
KOSOVA
29 Shtator12:12
Identifikohen dy persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, ka n...