E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Partitë shqiptare do të garojnë me një listë në Serbi, reagon MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes partive shqiptare për të garuar me një listë në zgjedhjet parlamentare të 25 teotrit në Serbi.

Në reagimin MEPJ theksohes se ky veprim përcjell një mesazh të qartë: interesat e shqiptarëve mbrohen më mirë kur përfaqësimi i tyre politik është i bashkuar, i koordinuar dhe i vendosur.

Reklamë

Reagimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet arritjen e marrëveshjes për paraqitjen e një liste të përbashkët të partive dhe subjekteve politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi dhe përgëzon të gjithë faktorët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës për përgjegjshmërinë, pjekurinë politike dhe vizionin që dëshmuan me këtë vendim.

Ky veprim përcjell një mesazh të qartë: interesat e shqiptarëve mbrohen më mirë kur përfaqësimi i tyre politik është i bashkuar, i koordinuar dhe i vendosur. Përfaqësimi dinjitoz dhe efektiv në institucionet e vendit ku jetojnë kërkon unitet, përgjegjësi dhe një qëndrim të përbashkët për çështjet që prekin drejtpërdrejt të drejtat, mirëqenien dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e #Preshevës.

Kjo listë e përbashkët duhet të shërbejë si dëshmi se kur bashkohet zëri politik, forcohet përfaqësimi; dhe kur forcohet përfaqësimi, mbrohen më mirë interesat e qytetarëve dhe rritet pesha e tyre në proceset vendimmarrëse.

Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfaqësimin e tyre të drejtë, barazinë e plotë para ligjit, si dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të komunitetit shqiptar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.