Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Përmet, ku një rreth grua 40-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Lagjen e Re.
Policia bën me dije se shtetasja me inicialet D. J. dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.












