Komisioni Europian apel vendeve të BE-së për kontrolle të zemrës

30 Shtator 2026 | 19:42

Problemet kardiovaskulare renditn të parat në listën e sëmundshmërive ne Europë. Ata janë gjithashtu shkaku kryesor i vdekjeve, me rreth 1.7 milionë viktima çdo vit.

Sipas Komisionit Europian, deri në 80 % e rasteve mund të parandalohen duke kontrolluar faktorë si hipertensioni, obeziteti dhe kolesteroli i lartë

Pikërisht për të parandlaur rritjen e mëtejshme dhe ulur rastet, Komisioni Evropian iu ka  bërë apel vendeve të Bashkimit Europian  të intensifikojnë kontrollet për shëndetin e zemrës.

Propozimi konsiston në inkurajimin e kontrollit të tensionit të gjakut, kolesterolit dhe sheqerit në gjak, me fokus të veçantë te personat me rrezik më të lartë.

Nisma vjen në kuadër të Javës së parë të BE-së për Depistimin.

Sipas të dhënave zyrtare më pak se gjysma e vendeve të BE-së kanë aktualisht programe të posaçme për kontrollet kardiovaskulare.

Nisma është pjesë e planit “Safe Hearts”, i cili synon të ulë me 25 % vdekjet e parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare deri në vitin 2035.

Në fokus është edhe diabeti. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, rreth një në katër persona me diabet në Evropë nuk është diagnostikuar.

Ekspertët theksojnë se kontrollet e rregullta mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të rreziqeve dhe në marrjen e masave përpara se sëmundjet të përparojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tradita që kërkon treg, gratë e fshatit synojnë të ardhura nga prodhimet vendase

Në një panair të vogël, mes produkteve të përgatitura me dorë, takojmë dy gra nga fshati që kanë zgjedhur ta kthejnë traditën dhe prodhimet e...
20:30 | 29/09/2026

Rama me prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe: Mësuesit ndihmës duhet të kenë bonus mbi pagën

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një grup prindërish të fëmijëve me aftësi ndryshe, ku u diskutua për krijimin e një Këshilli Kombëtar dhe...
16:15 | 29/09/2026

103 dhe 101 vjeç, motër e vëlla nga Pogradeci mbajnë gjallë kujtimet e një shekulli

Pandi dhe Artemisi Bardhi janë motër e vëlla nga Pogradeci dhe së bashku kanë më shumë se dy shekuj jetë. Pandi është 103 vjeç, ndërsa...
17:18 | 28/09/2026