Protesta nisi që me vizitën e Von der Leyen, qytetarët kërkojnë qeveri teknike dhe largim të klasës politike

30/09/2026 19:45

Këto ishin pamjet jashtë Kryeministrisë, teksa brenda godinës qeveritare ndodhej presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen.

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian u prit me protesta në Tiranë, ku nuk munguan dhe përplasjet, teksa forca të shumta policore kishin rrethuar Kryeministrinë.

Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit shoqëruan takimin e Edi Ramës me Von der Leyen, teksa protestuesit u mblodhën jashtë godinës më herët se ditët e tjera.

Përreth Kryeministrisë ishte vendosur gardhi metalik, ndërsa efektivë të shumtë zmbrapsën protestuesit, duke mos lejuar përshkallëzimin.

Top Channel