LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja ia zgjat NIS-it licencën e operimit deri më 30 tetor

Ministrja në detyrë e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, e cilësoi vendimin si lajm të mirë për vendin, veçanërisht para fillimit të sezonit dimëror, raportoi agjencia Beta.

30 Shtator 2026, 19:40 Nga G.M
SHBA-ja ia zgjat NIS-it licencën e operimit deri më 30 tetor
Pikë karburanti e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) në Beograd.

SERBI- Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit ia ka zgjatur deri më 30 tetor licencën e operimit Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompani në pronësi shumicë ruse, e cila është nën sanksione amerikane. Ministrja në detyrë e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, e cilësoi vendimin si lajm të mirë për vendin, veçanërisht para fillimit të sezonit dimëror, raportoi agjencia Beta.

“Situata mbetet shumë sfiduese, si për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe rritjes së çmimeve të energjisë, ashtu edhe për shkak të vështirësive logjistike, nivelit të ulët të ujit në Danub dhe problemeve me importin e derivateve të naftës. Për këtë arsye, kemi nxjerrë në treg 5.000 tonë naftë nga rezervat shtetërore, krahas uljes së akcizave që po zbatojmë prej muajsh”, tha ajo, sipas një njoftimi të kabinetit të saj.

Gjedoviq Handanoviq shtoi se bisedimet mes OFAC-ut dhe kompanisë hungareze të naftës MOL për blerjen e NIS-it po vazhdojnë dhe do të kërkojnë edhe pak kohë.

“Ne e kemi përfunduar pjesën tonë të punës sa i përket marrëveshjes mes aksionarëve, në rast se MOL-i e blen NIS-in dhe SHBA-ja e miraton këtë. Deri atëherë, do të vazhdojmë të ndërmarrim gjithçka që nevojitet për të siguruar furnizimin e plotë të tregut, për t’i mbajtur çmimet nën kontroll dhe për të qenë të gatshëm të reagojmë ndaj çdo çrregullimi, siç kemi bërë deri më tani”, tha ajo.

NIS-i kishte paraqitur më 24 shtator një kërkesë të re në Departamentin amerikan të Thesarit për licencë që do t’i mundësonte vazhdimin e operimit. Licenca e mëparshme ishte e vlefshme deri më 30 shtator. Administrata amerikane vendosi sanksione ndaj NIS-it në fillim të vitit 2025, me synimin që t’ia kufizonte Rusisë mundësinë e përdorimit të të ardhurave nga energjia për financimin e luftës në Ukrainë.

Kompania ka rol kyç në furnizimin e tregut serb me naftë dhe derivate. Aksionarët rusë zotërojnë 56,15 për qind të saj, përfshirë 44,85 për qind që i përkasin kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft.

Ligjvënës amerikanë kundër zgjatjes së licencave

Dy ligjvënës republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Joe Wilson dhe Keith Self, i kërkuan më 25 shtator administratës së presidentit Donald Trump të mos i zgjatë më licencat që i mundësojnë NIS-it të operojë pavarësisht sanksioneve. Në një letër drejtuar sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, ata kërkuan rishqyrtimin e dhënies së licencave të tjera të përkohshme, duke iu referuar pronësisë ruse të kompanisë. Operimi i NIS-it është mundësuar përmes licencave të përkohshme të OFAC-ut, të cilat janë rinovuar periodikisht edhe gjatë negociatave për ndryshimin e pronësisë.

Blerja nga MOL-i ende në pritje

MOL-i dhe Gazprom Neft nënshkruan në mesin e janarit kushtet kryesore të një marrëveshjeje kornizë për shitjen e aksioneve në NIS. Në atë kohë u përmend edhe mundësia e përfshirjes së një kompanie nga Emiratet e Bashkuara Arabe si partnere me pjesëmarrje pakicë. Më 28 gusht, Gjedoviq Handanoviq tha se negociatat mes MOL-it dhe kompanisë Gazprom Neft për shitblerjen e NIS-it ishin në fazën përfundimtare.

Ndërkohë, MOL-i dhe Qeveria e Serbisë nënshkruan më 16 qershor një marrëveshje mes aksionarëve për menaxhimin e ardhshëm të NIS-it. Dokumenti përcakton strukturën dhe mënyrën e vendimmarrjes së organeve drejtuese, si dhe objektivat strategjikë të kompanisë. Megjithatë, ai do të zbatohet vetëm nëse MOL-i dhe Gazprom Neft arrijnë marrëveshje për shitjen dhe OFAC-u e miraton atë./REL

nis shba rel

Sondazh

Poll

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit

Vijojnë përplasjet para kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit

Protestuesit ndezin flakadanë, përplasje edhe me efektivë të policisë

Presidentja e KE pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, qytetarët protestë nga ana tjetër

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë