Drejt ribashkimit? Britani-BE, Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

30 Shtator 2026 | 19:56

Kryeministri britanik Andy Burnham ka sugjeruar se rikthimi i Mbretërisë së Bashkuar në BE është mes opsioneve që qeveria mund të shqyrtojë, në mënyrë që të reformojë marrëdhënien afatgjatë me Evropën.

Burnham tha për BBC se Brexit dhe marrëveshja që pasoi kanë bërë më shumë dëme sesa të mira dhe theksoi se dëshiron të shqyrtojë se “çfarë është e bëshme” për të riparuar marrëdhëniet.

Deklarata e tij vjen pas fjalimit të mbajtur të martën në Konferencën Laburiste, ku sugjeroi se do të eksploronte relata më të ngushta me bllokun, në një samit që zhvillohet më vonë gjatë vitit.

Lëvizja mund të shkaktojë një linjë përçarëse në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, me konservatorët që e akuzojnë kryeministrin se po “përpiqet të rihapë plagët e vjetra, duke rifilluar betejat e viteve të para të Brexit”.

Javën e kaluar, Burnham e la të hapur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të kërkojë një mandat për t’u ribashkuar me BE-në.

Kur kandidoi për mandatin e deputetit që e riktheu në Parlament, ai premtoi se nuk do t’i rikthehej argumenteve të Brexit dhe se nuk do të propozonte aderimin sërish në Union.

Por komentet e tij të fundit janë sinjalizimi më i qartë deri më sot, se kreu i qeverisë mund të shkëputet nga parulla elektorale e vitit 2024, kur laburistët zotoheshin se do ta bënin Brexit funksional dhe përjashtonin rikthimin tek tregu i përbashkët i bllokut.

“Nuk dua ta lë çështjen e marrëdhënieve me BE-në pezull dhe dua ta kemi të qartë se ku duam të shkojë Britania në dekadën e ardhshme”, tha Burnham për BBC.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Industria e makinave në Europë përballë rrezikut të furnizimit, kalimi te elektriket rrit konkurrencën

Industria europiane e makinave po përballet me një varësi gjithnjë e më të madhe nga vendet e huaja për çipat, metalet dhe komponentët që nevojiten...
19:52 | 30/09/2026

Ambasadori amerikan në BE kundër “Made in Europe”: Rrezikon zhbërjen e NATO-s

Përpjekjet për të nxitur produktet “Made in Europe” në nismat e riarmatimit rrezikojnë zhbërjen e aleancës së NATO-s dhe cenimin e sigurisë kolektive. Kështu ka...
19:43 | 30/09/2026

SHBA kërkojnë nga Europa lirimin e rezervave të naftës

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje vendeve europiane të nxjerrin më shumë naftë nga rezervat e tyre emergjente, në përpjekje për të lehtësuar presionin...
15:55 | 30/09/2026