Pas hetimit për përdorim dhe shpërndarje droge nga figura të njohura në Turqi, është bërë e ditur se analizat e aktores Afra Saraçoğlu kanë rezultuar pozitive, sipas hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme të Bakırköy. Megjithatë, raporti i plotë zyrtar për rezultatin e saj ende nuk është bërë publik.
Afra Saraçoğlu ndodhej jashtë Turqisë për angazhime profesionale dhe u ndalua në aeroportin e Stambollit më 21 shtator, pas kthimit nga Franca. Ajo iu nënshtrua procedurave të testimit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërkohë, analizat e aktorit Aras Bulut İynemli raportohet se kanë rezultuar negative.
Rezultatet e analizave të marra gjatë hetimit pritet të shqyrtohen më tej nga autoritetet turke, së bashku me provat e tjera të mbledhura në dosje.


