Rriten rastet e infarkteve tek të rinjtë, mjekët: Shkak mënyra e jetesës

30 Shtator 2026 | 20:41

Sëmundjet e zemrës dhe infarktet në moshat e reja nuk janë më raste sporadike. Mjekët kardiologë thonë se edhe më shqetësues është fakti që rastet janë në rritje të vazhdueshme.

Kur flasim për faktorët nxitës të sëmundjeve të zemrës, kardiologët rendisin në radhë të parë trashëgiminë, por jo vetëm.

Të nisur nga ideja se janë të rinj, shpesh pacientët që pësojnë infarkt të zemrës i neglizhojnë sinjalet e para që jep trupi.

“10–15% e infarkteve të zemrës në vendin tonë ndodhin tek moshat e reja. Ndër faktorët kryesorë mbetet stili i jetesës”, thonë mjekët kardiologë

Rritja e problemeve të zemrës tek të rinjtë është një shqetësim global. Organizata Botërore e Shëndetësisë e vë theksin te jeta sedentare si një prej faktorëve që lidhen me rritjen e rasteve dhe rekomandon që aktiviteti fizik të bëhet pjesë e përditshmërisë.

Ngjitja e shkallëve dhe 30 minuta ecje e shpejtë në ditë mund të jenë pjesë e aktivitetit fizik të përditshëm në funksion të shëndetit të zemrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Migrena dhe dhimbjet kronike mund të lehtësohen pa ilaçe”? Ja çfarë thotë studimi

Dhimbjet e kokës nga migrena apo dhimbjet menstruale mund të lehtësohen edhe përmes aktivitetit fizik, pa pasur nevojë për ilaçe në disa raste. Studiuesit e...
20:31 | 30/09/2026

103 dhe 101 vjeç, motër e vëlla nga Pogradeci mbajnë gjallë kujtimet e një shekulli

Pandi dhe Artemisi Bardhi janë motër e vëlla nga Pogradeci dhe së bashku kanë më shumë se dy shekuj jetë. Pandi është 103 vjeç, ndërsa...
17:18 | 28/09/2026

Në Slatinë të Mokrës, banorët e fshatit që po boshatiset: Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve (VIDEO)

Slatina e Mokrës, në Pogradec, është një nga fshatrat ku boshatisja e zonave rurale shihet çdo ditë. Emigrimi, mungesa e punës dhe, mbi të gjitha,...
18:31 | 27/09/2026