LIVE UPDATES
123 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Protestuesit mesazh kryeministrit dhe Ursula von der Leyen: Lëre Evropën të dëgjojë Shqipërinë që proteston
• Qytetarët janë mbledhur sot në ditën e 123 të revoltës kundër qeverisë Rama. • Protestuesit janë shprehur të vendosur se nuk do e ndalin revoltën e tyre deri në largimin e Kryeministri Edi Rama nga pushteti. • Prej 123 ditësh, ata mblidhen çdo mbrëmje në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt kryeministrisë. • Përmes fjalimeve, protestuesit kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe gjithë klasës politike. • Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • Sot protestuesit kanë përcjellë edhe një mesazh për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ndodhet në Tiranë. • Në pankarta, qytetarët kishin shkruar: Shqipëria e do Europën, Ursula, lëre Europën të dëgjojë edhe Shqipërinë që proteston. • Ndërsa në një pankartë tjetër shkruhej: 123, e vërteta s’ka nevojë për skenar. • Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë ndezur edhe flakadanë, duke i dhënë një tjetër nocion protestës. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.
3 artikuj për këtë temë.