Është mbyllur protesta e ditës së 123-të, pas marshimit të qytetarëve në rrugët e Tiranës.
Pas përfundimit të marshimit, protestuesit janë shpërndarë, duke e mbyllur tubimin e sotëm.
Gjatë protestës u përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, ndërsa qytetarët shprehën edhe kundërshtimin ndaj vizitës së Ursula von der Leyen në Tiranë.
Protesta gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Europian u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë, ndërsa Bulevardi u bllokua për shkak të masave të shtuara të sigurisë. Qytetarët mbajtën edhe pankarta me mesazhe drejtuar von der Leyen, ndërsa gjatë protestës u dëgjuan thirrje si: “Arrestoni Ramën!”.
Protesta e sotme shënoi katër muaj qëndresë, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.
© SYRI.net