Një avion i Flydubai që fluturonte nga Dubai për në Tel Aviv raportoi një sinjal rreziku, duke transmetuar shkurtimisht një kod rrëmbimi, zbriti në një lartësi të dyshimtë dhe devijoi fluturimin për në Arabinë Saudite.
Në bord kishte 180 pasagjerë. Sipas të dhënave të gjurmimit të avionëve, aeroplani fillimisht transmetoi kodin 7700, një sinjal ndërkombëtar rreziku.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz kanë thirrur një takim urgjent sigurie. FlyDubai ka njoftuar zyrtarisht se “pilotët patën një sherr në kabinë gjatë fluturimit, duke rezultuar në humbjen e ndjenjave nga njëri prej tyre. Ky nuk ishte një incident sigurie”, raportoi Channel 12 në lidhje me ngjarjen.
Sipas mediave izraelite, dy pilotët besohet të jenë një omanas dhe një emiratas. Të dhënat nga aplikacioni i gjurmimit të fluturimit Flightradar24 dokumentuan se aeroplani zbriti shpejt nga një lartësi e caktuar.
Sipas dëshmive të pasagjerëve në bord, një nga pilotët, omani, u përpoq ta rrëzonte aeroplanin, por u ndalua nga bashkëpiloti me ndihmën e pasagjerëve.
“Pati momente kur ishim të sigurt se ishte fundi. Dëgjuam britma dhe ulërima, pastaj pamë kabinën e pilotit të hapej dhe kishte gjak”, tha një nga pasagjerët.













