Skandali që ka përfshirë Manchester City-n në Premier League ka shkaktuar reagime të forta në Angli, ndërsa një prej zërave më kritikë ka qenë ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane.
Duke folur për ITV pas ndeshjes Çeki–Angli, Keane kritikoi ashpër klubin dhe mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjet. Ish-futbollisti deklaroi se, nëse do të ishte në vendin e lojtarëve të Cityt, nuk do të mbante medaljet e fituara.
“E dinin se kjo do të lëndonte shumë njerëz, por gjithsesi e bënë. Nëse do të isha lojtar, do t’i hidhja ato medalje në kosh pa hezitim. Sigurisht që do ta bëja. Ky është mashtrim. Ata fituan në fushë sepse mashtruan”, u shpreh Keane.
Ish-mesfushori i Manchester United gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për trajnerin Enzo Maresca-n dhe lojtarët e tij, duke theksuar se situata mund të jetë veçanërisht e vështirë për ta në këtë periudhë.
“Mendoj se situata do të jetë shumë e vështirë për lojtarët, trajnerin Enzo Maresca-n dhe klubin, si dhe për atë që ata përfaqësojnë, kur bëhet fjalë për pronarë që nuk kanë ngurruar të mashtrojnë. Është e komplikuar të ruash një nivel të lartë të përsosmërisë në këto rrethana”, deklaroi Keane.
Komentet e ish-kapitenit të Manchester United vijnë në një moment kur çështja që lidhet me Manchester City-n vazhdon të jetë në qendër të debatit në futbollin anglez.
© SYRI.net
Cristiano Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë: Në kohën e duhur do të tregoj të vërtetën
Icardi reagon në rrjetet sociale: Unë pa skuadër? E quaj liri zgjedhjeje
Kuqezinjtë lënë pas San Marinon, Shqipëria niset drejt FinlandësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: