Pas fitores së pastër 0-3 ndaj San Marinos, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për sfidën e radhës në UEFA Nations League. Kuqezinjtë zhvilluan sot një seancë stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi” të Cesenës, ku stafi teknik përshtati programin në varësi të minutave të luajtura në ndeshjen e fundit.
Lojtarët që ishin titullarë dhe u aktivizuan ndaj San Marinos iu nënshtruan një seance rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një program më të plotë, me ushtrime fizike, tekniko-taktike dhe punë me skema të ndryshme të lojës.
Një lajm pozitiv për stafin teknik është rikthimi i Klisman Cake. Mbrojtësi është rikuperuar dhe tashmë është i gatshëm për të qenë në dispozicion në përballjen e ardhshme.
Kombëtarja do të zhvillojë nesër në orën 11:00 seancën e fundit stërvitore në Cesenë. Pas përfundimit të saj, skuadra shqiptare do të udhëtojë drejt Finlandës, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e radhës.
Shqipëria do të përballet me Finlandën të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00. Sfida është e vlefshme për UEFA Nations League dhe kuqezinjtë synojnë të vijojnë serinë pozitive pas triumfit ndaj San Marinos.
© SYRI.net
Cristiano Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë: Në kohën e duhur do të tregoj të vërtetën
Icardi reagon në rrjetet sociale: Unë pa skuadër? E quaj liri zgjedhjeje
Shpërthen Roy Kean: Trofetë e City-t duhet të hidhen në plehraBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: