MAGAZINË /

ZYRTARE/ Cristiano Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë pas përplasjes me trajnerin

Vetë Ronaldo e ka konfirmuar largimin përmes një postimi në rrjetet sociale

Shkruar nga Versus

ZYRTARE/ Cristiano Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë pas

Cristiano Ronaldo ka braktisur grumbullimin e kombëtares së Portugalisë, pas përplasjes me trajnerin Jorge Jesus, i cili e kishte lënë në stol në ndeshjen e fundit.

Sulmuesi portugez nuk ka marrë pjesë në stërvitje për të tretën ditë radhazi dhe është larguar nga stadiumi ku pjesa tjetër e skuadrës po përgatitej për sfidën ndaj Danimarkës.

Largimi i Ronaldos vjen pak pasi Jorge Jesus deklaroi në konferencë për shtyp se vendimet e tij nuk ndikohen nga asnjë lojtar, përfshirë edhe kapitenin portugez.

Sipas raportimeve, vendimi i trajnerit për ta mbajtur sërish Ronaldon në stol në ndeshjen e radhës ka ndikuar në zgjedhjen e futbollistit për t’u larguar nga grumbullimi.

Vetë Ronaldo e ka konfirmuar largimin përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka bërë të ditur se vendimin e ka marrë pas konferencës së trajnerit dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit.

“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares dhe pas një bisede me Presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, vendosa të largohem nga grumbullimi i kombëtares”, shkroi Ronaldo.

Ai shtoi se në një moment të përshtatshëm do t’u tregojë portugezëve arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim.

“Në kohën e duhur, do t’u tregoj portugezëve të vërtetën rreth arsyeve të largimit tim nga kombëtarja, të cilës i jam përkushtuar gjithmonë”, deklaroi Ronaldo.

Largimi i tij vjen në prag të përballjes me Danimarkën, duke shtuar pikëpyetjet mbi situatën brenda përfaqësueses portugeze dhe marrëdhënien mes kapitenit dhe trajnerit Jorge Jesus.

Tani është koha për t’i uruar fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim”, ishte mesazhi i CR7 në rrjetet sociale./Versus.al

Poll