Karamuço: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish për Vlora Hysenin

30 Shtator 2026 | 21:44

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se Këshilli i Sigurisë Kombëtare pritet të mblidhet sërish për të diskutuar çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Karamuço tha se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dy herë brenda një muaji është një situatë e pazakontë dhe, sipas tij, tregon rëndësinë e çështjes.

“Derisa do të mblidhet dy herë brenda një muaji Këshilli i Sigurisë Kombëtare, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë, është një çështje shumë e nxehtë që kërkon analizë shteruese se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, u shpreh ai.

Karamuço foli edhe për pretendimet lidhur me largimin e Vlora Hysenit nga institucionet e Kosovës, duke kundërshtuar versionin se ajo është shkarkuar për “tradhti kombëtare”.

Sipas tij, dokumentacioni i përcjellë nga pala kosovare nuk e mbështet këtë pretendim. Karamuço tha se Hyseni fillimisht ka mbajtur një detyrë në fushën e marrëdhënieve me jashtë, më pas është komanduar dhe më vonë është larguar nga shërbimi, duke vijuar për një periudhë si inspektore përpara dorëheqjes.

Karamuço ngriti gjithashtu pretendimin se partnerët ndërkombëtarë mund të kenë pasur rol në zhvillimet që lidhen me arrestimin e Ergys Agasi nga SPAK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari Zeka zbulon takimet e Vlora Hysenit në Baku: Amerikanët kishin informacion

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Milaim Zeka komentoi rastin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Gjatë bisedës, Zeka foli edhe...
21:28 | 30/09/2026

Gazetari Milaim Zeka: Ja pse Rama nuk duhej ta vendoste Vlora Hysenin në krye të SHISH-it

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Milaim Zeka komentoi masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Zeka foli për emërimin e...
21:15 | 30/09/2026

Ministria e Jashtme përshëndet listën e përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet e Serbisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për paraqitjen e një liste të përbashkët të partive dhe subjekteve politike shqiptare...
20:50 | 30/09/2026