Gazetari Milaim Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete

30 Shtator 2026 | 21:45

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Milaim Zeka, duke folur për rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, u ndal edhe te zhvillimet që, sipas tij, lidhen me shërbimet sekrete në botë.

Zeka foli për një pretendim që ai e cilësoi si një “skandal shumë të madh” në Evropë, duke deklaruar se sipas tij presidenti francez Emmanuel Macron është shantazhuar me video-incizime.

“Shërbimi sekret i Azerbajxhanit, me shërbimin sekret rus, e kanë shantazhuar presidentin Macron të Francës me video-incizime dhe e kanë detyruar që të heqë nga sanksionet e Bashkimit Evropian oligarkun më të madh rus, Usmanovin. Imagjinoje! Unë, edhe një herë po them, ju kisha bërë thirrje kolegëve të mi, kolegëve të mi, që mos me u marrë me këto tema, se nuk mundemi ne me qenë analizë për të gjitha temat. Fol për Kinën, fol për Rusinë, fol për këtë, fol për atë. Do të thotë, edhe presidentin francez, ky është skandal shumë i madh, e kanë shantazhuar me video-incizime, me filmimet që i ka bërë shërbimi rus i Azerbajxhanit, dhe ky u detyrua me i heq nga sanksionet Usmanovin. Çka ndodhi mbas kësaj? Ndërhyri Luksemburgu edhe tha: ‘Do t’i hiqni ju për hir të Francës Usmanovin’. Po. Atëherë, edhe ne e kemi një Osmanov tonë, një oligark tjetër rus. Luksemburgu e hoqi këtë. Ndërkohë që 3 000 të tjerëve i është vazhduar lista e sanksioneve deri në vitin ’29”, tha Zeka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Migrena dhe dhimbjet kronike mund të lehtësohen pa ilaçe”? Ja çfarë thotë studimi

Dhimbjet e kokës nga migrena apo dhimbjet menstruale mund të lehtësohen edhe përmes aktivitetit fizik, pa pasur nevojë për ilaçe në disa raste. Studiuesit e...
20:31 | 30/09/2026

Industria e makinave në Europë përballë rrezikut të furnizimit, kalimi te elektriket rrit konkurrencën

Industria europiane e makinave po përballet me një varësi gjithnjë e më të madhe nga vendet e huaja për çipat, metalet dhe komponentët që nevojiten...
19:52 | 30/09/2026

Ambasadori amerikan në BE kundër “Made in Europe”: Rrezikon zhbërjen e NATO-s

Përpjekjet për të nxitur produktet “Made in Europe” në nismat e riarmatimit rrezikojnë zhbërjen e aleancës së NATO-s dhe cenimin e sigurisë kolektive. Kështu ka...
19:43 | 30/09/2026