Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar një raport tejet kritik për klimën e investimeve në Shqipëri. Në raport theksohet se korrupsioni po minon shtetin e së drejtës dhe po rrezikon zhvillimin ekonomik. Raporti i DASH thekson se investitorët e huaj evidentojnë korrupsioni në sistemin gjyqësor, qeveri, prokurimet publike dhe media, mungesën e transparencës, mungesën e konkurrencës, pastrimin e parave, ndikimin e krimit të organizuar, ekonominë e gjerë informale dhe batimin e dobët të kontratave.
SYRI TV
Megjithatë, korrupsioni vazhdon të minojë shtetin e së drejtës, të rrezikojë zhvillimin ekonomik dhe të pengojë Shqipërinë në arritjen e potencialit të saj të plotë. Investitorët e huaj e rendisin korrupsionin, krimin e organizuar dhe çështjet e lidhura me to si disa nga problemet më të mëdha që pengojnë mjedisin e biznesit në Shqipëri, duke përfshirë:
*Korrupsionin në sistemin gjyqësor, qeveri, prokurimet publike dhe media
* Mungesën e transparencës
* Mungesën e konkurrencës
* Pastrimin e parave
* Ndikimin e krimit të organizuar
* Ekonominë e gjerë informale dhe
* Zbatimin e dobët të kontratave
Është e nevojshme një bashkëpunim më i mirë midis agjencive qeveritare për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të adresuar kulturën e përhapur të pandëshkueshmërisë. Progresi i mëtejshëm nga strukturat e specializuara antikorrupsion dhe një historik i vazhdueshëm dënimesh për korrupsion të niveleve të larta do të nxisnin investimet e huaja dhe vendase, duke i mundësuar Shqipërisë të konkurrojë me më shumë sukses në ekonominë globale.
Në raport ndër të tjera vihet theksi tek veprimet e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që po shënojnë përparim në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e personave të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, përfshirë zyrtarë të lartë aktualë apo të mëparshëm dhe krerë të krimit të organizuar.
Një kapitull i vecantë në këtë raport i ishte kushtuar emigracionit masiv që ka përfshirë Shqipërinë që ka kontribuar në fenomenin e "largimit të trurit" dhe ka ushtruar presion mbi industritë dhe ekonomitë vendase që humbasin punonjës. Raporti përmend si faktorë kryesorë që kontribuojnë në emigracion, Nivelet e larta të varfërisë Diferencat në paga midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit dhe Korrupsionin dhe klientelizmi i theksuar
Sipas një raporti të vitit 2024 nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Shqipëria ka përjetuar emigracion masiv. Vlerësohet se rreth 40 për qind e fuqisë punëtore të Shqipërisë punon jashtë vendit, duke kontribuar në fenomenin e "largimit të trurit" dhe duke ushtruar presion mbi industritë dhe ekonomitë vendase që humbasin punonjës. Raporti përmend faktorë që kontribuojnë në emigracion, si: • Nivelet e larta të varfërisë • Diferencat në paga midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit dhe • Korrupsionin dhe klientelizmin e theksuar Gjetja e stafit vendas të kualifikuar është bërë shqetësimi kryesor për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë vitet e fundit. Mungesa e fuqisë punëtore, veçanërisht në industrinë e turizmit, i ka detyruar kompanitë vendase të sjellin punonjës nga Azia Juglindore. Numri i punonjësve të huaj mbetet relativisht i ulët, por po rritet me shpejtësi. Në fund të vitit 2024, kishte 11,908 të huaj me leje pune, pothuajse 10 për qind më shumë se viti i kaluar
Në përmbledhje Raporti thekson se PBB-ja për frymë e Shqipërisë mbetet rreth një e katërta e mesatares së BE dhe ekonomia mbetet e cenueshme ndaj:Korrupsionit të përhapur Krimit të organizuar Pastrimit të parave Konkurrencës së shtrembëruar Mungesës së fuqisë punëtore si pasojë e emigracionit Produktivitetit të ulët dhe informalitetit të zgjeruar.
© SYRI.net