\Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kërkoi zbatim të reformave dhe jo vetëm miratimin e tyre në letër. Gjatë vizitës në Tiranë, Presidentja e KE-së e vendosi theksin te sundimi i ligjit, ndërsa kryeministri Edi Rama, megjithëse qeveria është përfshirë nga afera e skandale korruptive, pretendoi se po lufton korrupsionin.
Nga SYRI TV
Komisioni Europian i ka kërkuar Shqipërisë zbatim të reformave, duke kujtuar se nuk mjafton vetëm miratimi i tyre në letër. Mesazhin e dha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë, ku theksoi dhe njëherë se procesi i integrimit bazohet vetëm në meritë, ndërsa kërkoi rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.
Presidentja e Komisionit Europian i bëri deklaratat në konferencën për shtyp. Krah kryeministrit Edi Rama, i cili, megjithëse ka një pjesë të madhe të funksionarëve të lartë të qeverisë të pandehur për korrupsion, pretendoi se po lufton korrupsionin. Rama sulmoi edhe mediat, duke marrë në mbrojtje ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni, e arrestuar me akuzën se bashkëpunonte me grupe kriminale, duke thënë se nuk mund të flitet për cenim të sigurisë kombëtare, sa kohë që nuk ka folur gjykata.
Madje kryeministri shmangu çdo përgjegjësi politike për emërimin e saj në krye të SHISH, duke folur sërish vetëm për përgjegjësi individuale.
Konferenca për shtyp e Ramës dhe Von der Leyen u mbajt teksa qytetarët protestonin pak metra më tutje, në bulevard, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, me thirrje që ai nuk përfaqëson asnjë nga vlerat e Bashkimit Europian.
© SYRI.net
SYRI TV/ Raporti i DASH: Korrupsioni minon shtetin e së drejtës dhe rrezikon zhvillimin ekonomik në Shqipëri
Harxhi: Von der Leyen harroi skandalet e Ramës, BE-ja po mbyll sytë përballë narkoshtetit
Marrëveshja e partive shqiptare në Preshevë/ Berisha: Të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje