“BIA serbe shkatërroi reputacionin e SHISH”, Karamuço: Brenda muajit arritën dy fitore me Shqipërinë
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se shërbimi sekret serb, BIA, ka arritur sipas tij dy rezultate në raport me Shqipërinë gjatë muajit të fundit, duke përmendur procesin gjyqësor në Hagë dhe atë që e cilësoi si dëmtim të reputacionit të SHISH.
I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Karamuço tha se zhvillimet e fundit duhet të shihen edhe në kontekstin e rreziqeve që, sipas tij, mund të vijnë nga shërbimet e vendeve jo mike.
“Rreziqet që ne kemi, sidomos përballë BIA-s, dy fitore ka arritur BIA brenda muajit me ne”, u shpreh Karamuço, duke iu referuar më pas çështjes në Hagë dhe situatës së krijuar rreth Shërbimit Informativ të Shtetit.
Sipas tij, zhvillimet e fundit kanë ndikuar në perceptimin publik për SHISH-in.
“Rënien e këtij institucioni edhe për fajin tonë. Ku ka shërbim të një vendi jo mik që brenda natës të shkatërrojë shërbimin e një vendi tjetër?”, deklaroi ai.
Karamuço argumentoi se situata mund të shfrytëzohet nga aktorë të huaj për të ndikuar në perceptimin mbi institucionet shqiptare të sigurisë.
Gazetari Milaim Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete
Karamuço: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish për Vlora Hysenin
Gazetari Zeka zbulon takimet e Vlora Hysenit në Baku: Amerikanët kishin informacion
- 21:49 Prishtinë, nata e 15-të e protestës kundër vendimi të Hagës, vendoset mbishkrimi “Bac s’u kry”
- 21:45 Gazetari Milaim Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete
- 21:44 Karamuço: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish për Vlora Hysenin
- 21:28 Gazetari Zeka zbulon takimet e Vlora Hysenit në Baku: Amerikanët kishin informacion
- 21:15 Gazetari Milaim Zeka: Ja pse Rama nuk duhej ta vendoste Vlora Hysenin në krye të SHISH-it
- 21:13 Ronaldo mungon në stërvitje, Jesus mohon përçarjen