Juristi Myftari kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Kufizojnë mjetet e kërkimit të provës
Duke komentuar propozimet e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”, juristi Kreshnik Myftari u shpreh kritik pasi sipas tij ato do të ndikonin në veprimtarinë hetimore të prokurorëve dhe Policisë Gjyqësore.
Myftari argumentoi se ndryshimet do të kufizonin mjetet e kërkimit të provës dhe strategjinë hetimore, ndërsa ngriti edhe shqetësimin për një dispozitë që, sipas tij, mund të krijojë mundësi për zbatimin e një ligji më favorizues edhe për masa të dhëna më herët.
“Për t’i bërë ato ndryshime, duhet ndryshuar gjithë Kodi. Për mendimin tim, është amputim i veprimtarisë hetimore të prokurorit dhe Policisë Gjyqësore, amputim i mjeteve të kërkimit të provës, amputim i strategjisë hetimore. Këto ndryshime ia presin gjymtyrët prokurorit. Kjo është tentativa e dytë, se ekziston dhe një më e mëparshme, me prishje në formulës e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Arsyeja është për të bërë një çështje specifike, ligji favorizues ka njëfarë mundësie të aplikohet edhe në masat që janë dhënë më përpara. Jo se do të aplikohet automatikisht, por mund të gjejnë makinacionin”, tha ai.
Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën 83-vjeçari (EMRI)
Von der Leyen: 63 shkolla u rindërtuan me mbështetjen e BE-së
Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave
- 22:14 “BIA serbe shkatërroi reputacionin e SHISH”, Karamuço: Brenda muajit arritën dy fitore me Shqipërinë
- 21:49 Prishtinë, nata e 15-të e protestës kundër vendimi të Hagës, vendoset mbishkrimi “Bac s’u kry”
- 21:45 Gazetari Milaim Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete
- 21:44 Karamuço: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish për Vlora Hysenin
- 21:28 Gazetari Zeka zbulon takimet e Vlora Hysenit në Baku: Amerikanët kishin informacion
- 21:15 Gazetari Milaim Zeka: Ja pse Rama nuk duhej ta vendoste Vlora Hysenin në krye të SHISH-it