30 Shtator 2026, 22:24
Nga E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndërsa ka mbetur më pak se një javë nga përfundimi i afatit.
Kurti e lidhi këtë optimizëm me votimin e së hënës në Kuvend, ku Deklarata që kundërshton konstatimet e aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së u miratua me 99 vota. Sipas Kurtit, ky votim tregon se partitë politike mund të arrijnë dakordim edhe për çështje të tjera të rëndësishme institucionale.
“Është e domosdoshme të kemi takime të reja. Në njërën anë na duhet strategji shtetërore për të pandehurit në Hagë që padrejtësisht u shpallën fajtorë, në anën tjetër gjithashtu nuk besoj që duhet të kemi destabilitet të mëtutjeshëm institucional në këtë situatë kur me 99 vota për e arritëm një dakordim të përgjithshëm dhe tash të hyjmë në rivalitetet e ashpra të fushatave zgjedhore, nuk besoj që është punë e mençur”, deklaroi Kurti pas mbledhjes së Qeverisë.
Kryeministri ka paralajmëruar se do të ftojë sërish në takime liderët e partive politike, pasi të përfundojë vizita e presidentes së Komisionit Europian në Kosovë. Kurti ka insistuar gjithashtu se marrëveshja me LDK-në për kandidaturën e Bekim Sejdiut mbetet në fuqi.
Sipas tij, përmbushja e pikave të Deklaratës së miratuar në Kuvend kërkon që vendi të shmangë një tjetër proces zgjedhor. Për këtë arsye, ai ka theksuar nevojën që presidenti të zgjidhet deri më 6 tetor. Në konferencë, Kurti është ndalur edhe te qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale.
Ai tha se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij dhe se nuk ka pritur drejtësi nga kjo gjykatë. Ai ngriti gjithashtu shqetësime për transparencën dhe për ato që i cilësoi si pasaktësi faktike dhe historike në vendimin e Gjykatës Speciale. Ndërkohë, partitë politike në Kosovë vijojnë diskutimet për zgjedhjen e presidentit, me afatin kushtetues që po afrohet.
“Asnjëherë s’kam pritur drejtësi. Asnjëherë s’e kam ndryshuar këtë qëndrim për gjykatën. Akuza e ndërmarrjes së përbashkët kriminale duhet medoemos të korrigjohet në apel. Ka munguar transparenca, përveç se gjykatë mono-etnike. Dhe e treta janë ato pasaktësitë faktike dhe historike që dëgjuam më 16 shtator. Le të mos harrojmë se atë ditë janë lexuar dhjetëra faqe. Por vendimi i plotë është mijëra faqe”, deklaroi Kurti./Dosja.al
albin kurti kosove
Politike
30 Shtator 2026, 22:16
E. D
pamje nga protesta
PRISHTINË- Në Prishtinë është mbajtur protesta e radhës kundër vendimit të Gjykatës Specia...
Politike
30 Shtator 2026, 21:11
E. D
Sali Berisha
PRESHEVË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes subjekteve po...
Politike
30 Shtator 2026, 19:54
E. D
Departamenti Amerikan i Shtetit
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në raportin për Shqipërinë se korrupsioni...
Politike
30 Shtator 2026, 19:43
E. D
foto ilustruese
TIRANË- DASH ka theksuar në raportin për Shqipërinë se investitorët strategjikë përfitojnë n&e...
Politike
30 Shtator 2026, 19:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka evidentuar në raportin për Shqipërinë se ndërhyrja politike d...
Politike
30 Shtator 2026, 18:47
E. D
DASH
TIRANË- DASH ka shprehur kritika për bujqësinë në vendin tonë, duke theksuar se ky sektor përballet me inform...
Politike
30 Shtator 2026, 18:44
E. D
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se lufta kundër korrupsionit është n&eum...
Politike
30 Shtator 2026, 18:43
G.M
pamje
TIRANA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është larguar nga ambientet e Kryeministrisë pas takimit me krye...
Politike
30 Shtator 2026, 18:40
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet nëse mban përgjegjësi politike për emërimin e Vlora Hysenit në krye të...
Politike
30 Shtator 2026, 18:35
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk duhet ta shohë anëtarësimin në Bashkimin Europian si një...