30 Shtator 2026, 22:42
Nga DOSJA
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo mund t’i ketë dhënë fund aventurës së tij me kombëtaren e Portugalisë. Sipas prestigjiozes portugeze O JOGO, vendimi i kapitenit është i pakthyeshëm: Ronaldo nuk do të rikthehet më te përfaqësuesja dhe ndeshja ndaj Uellsit, e luajtur në “José Alvalade”, do të mbetet në histori si paraqitja e tij e fundit me fanellën e Portugalisë.
Lajmi vjen pas një dite të jashtëzakonshme në kampin portugez, ku situata mes Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus është përshkallëzuar ndjeshëm. Ronaldo tashmë është larguar nga hoteli ku qëndronte kombëtarja në Kopenhagë, në prag të sfidës me Danimarkën në Ligën e Kombeve. Vendimin për t’u larguar nga grumbullimi e konfirmoi vetë sulmuesi i Al Nassr përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares dhe pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, mora vendimin të largohem nga grumbullimi i kombëtares”, shkroi Ronaldo. Por mesazhi i tij la të hapur një kapitull edhe më të madh.
“Në kohën e duhur, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën për arsyet që motivuan largimin tim nga kombëtarja, së cilës i jam përkushtuar gjithmonë.”
Në fund, Ronaldo uroi Portugalinë dhe shokët e skuadrës për ndeshjet e ardhshme. “Tani është koha t’i uroj fat Portugalinë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim.” Sipas O JOGO, megjithatë, pas këtij mesazhi fshihet një vendim shumë më i madh: Ronaldo nuk planifikon të rikthehet më në kombëtare.
Ky zhvillim vjen pas tensionit të krijuar në ditët e fundit. Ronaldo nuk luajti asnjë minutë në fitoren 2-1 ndaj Norvegjisë, edhe pse u nxeh gjatë pjesës së dytë. Jorge Jesus më pas shpjegoi se kishte vendosur që Ronaldo të mos luante as ndaj Norvegjisë dhe as ndaj Danimarkës, duke u bazuar në planin fizik të sulmuesit. “I thashë Cris se nuk do të luante as ndaj Norvegjisë dhe as ndaj Danimarkës”, deklaroi Jesus në konferencën për shtyp.
Trajneri portugez mohoi gjithashtu që Ronaldo të kishte refuzuar stërvitjen apo se kishte ndodhur ndonjë incident mes tyre. “Nuk pati asnjë incident. Mos bëni dramë nga diçka që nuk ekziston”, tha Jesus, duke këmbëngulur se Ronaldo kishte punuar individualisht në palestër dhe nuk kishte refuzuar të stërvitej. Por vetëm pak kohë më vonë, Ronaldo mori vendimin për t’u larguar nga grumbullimi.
Presidenti i Federatës Portugeze, Pedro Proença, kishte udhëtuar drejt Kopenhagës pas zhvillimeve të fundit dhe Ronaldo konfirmoi se kishte zhvilluar një bisedë me të përpara vendimit për t’u larguar. Nëse raportimi i O JOGO konfirmohet, Portugalia do të jetë shumë pranë fundit të një prej kapitujve më të mëdhenj në historinë e saj: Cristiano Ronaldo ka luajtur 234 ndeshje dhe ka shënuar 146 gola me kombëtaren, rekorde që e bëjnë atë futbollistin me më shumë paraqitje dhe golat në historinë e përfaqësueses portugeze.
Për momentin, megjithatë, vetë Ronaldo nuk ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja. Ai ka thënë vetëm se është larguar nga grumbullimi dhe se “në kohën e duhur” do të tregojë arsyet e këtij vendimi. Pikërisht kjo e lë të hapur edhe kapitullin e fundit të historisë së tij me Portugalinë.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 Shtator 2026, 22:35
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë, pas konferencës për shtyp të trajn...
Sport
30 Shtator 2026, 19:50
ITALI - Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot përgatitjet për ndeshjen e radhës në UEFA Nations League, pas fitores 0-3 ndaj San Marinos...
Sport
30 Shtator 2026, 18:55
ARGJENTINE - Nuk kishte ku të shkonte me keq. Janë të paktën 12 të plagosur, nga të cilët 2 agjentë me plagë të...
Sport
30 Shtator 2026, 18:10
ANGLI - Álvaro Arbeloa, i cili po kalon një fillim shumë të vështirë në aventurën e tij në Premier League, e ka...
Sport
30 Shtator 2026, 17:54
FRANCE - "Është kënaqësi të kemi Zidanen si trajner, një legjendë globale", thotë Koné. Zinedine tashm&eu...
Sport
30 Shtator 2026, 17:30
ANGLI - Kasper Schmeichel po zbulon se ekziston një pjesë e futbollit për të cilën nuk ishte i përgatitur: jeta pas daljes n&eum...
Sport
30 Shtator 2026, 17:00
SPANJE - Hija e sagës është ende e dukshme. Pasi negocioi gjatë gjithë verës për t'u bashkuar me Barçën, Juli&a...
Sport
30 Shtator 2026, 16:30
SPANJE - Kroacia nuk ishte aspak në gjendje të përballej me Spanjën. Përballë kampionëve të botës, kroatët p...
Sport
30 Shtator 2026, 16:00
ANGLI - Manchester City është në qendër të një skandali të madh financiar pas një hetimi që mbulon periudhën...
Sport
30 Shtator 2026, 15:55
SPANJE - Të martën, tifozët e FC Barcelona mbajtën frymën. Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit, ylli brazilia...