‘Standard të dyfishtë me faktet’/ Këlliçi: Top Channel tha se refuzova intervistën, ja komunikimi me gazetarin

‘Standard të dyfishtë me faktet’/ Këlliçi: Top Channel tha se refuzova intervistën, ja komunikimi me gazetarin

22:55, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas dokumentarit të transmetuar nga Inside Story për Erion Veliajn, duke akuzuar Top Channel për publikimin e një informacioni që ai e cilëson të pavërtetë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thotë se në emision është pretenduar se ai nuk i është përgjigjur kërkesës së gazetarit për një intervistë, ndërsa sipas tij, komunikimi mes tyre dëshmon të kundërtën.

Këlliçi ka bërë publik edhe komunikimin me gazetarin, duke thënë se i ka dhënë shpjegimet me shkrim dhe është ofruar të vinte në dispozicion dokumente për çështjen. “Ky është mashtrim. Pikë”, shkruan ai, duke e cilësuar si kontradiktë faktin që dokumentari flet për “standarde të dyfishta” të opozitës, ndërsa sipas tij vetë materiali televiziv ka përdorur standard të dyfishtë në trajtimin e fakteve.

Postimi i plotë:

Reagim i detyruar në lidhje me fake news-in e prodhuar sonte në Top Channel nga emisioni Inside Story!

Top Channel e ka bërë prej kohësh publike linjën e vet editoriale. Por si media kombëtare ka një mandat, t’i shërbejë interesit publik me fakte!

Top Channel e zgjedh vetë këndin nga e sheh realitetin, por kurrsesi nuk mund të shpikë fakte që i duhen për ta ndërtuar atë.

Sonte, për herë të parë në jetën time, po bej publik një komunikim timin me një  gazetar, i detyruar nga rëndësia e rastit në fjalë dhe standardit tim politik, transparencë 100%!

Në dokumentarin e transmetuar sonte nga Inside Story për Erion Veliajn, u tha se nuk i jam përgjigjur interesit të gazetarit për intervistë ku do të pyetesha edhe për standardet e dyfishta të opozitës!!!

Ky është mashtrim. Pikë.

Qëllimisht shpjegimin tim ia kam dhënë gazetarit me shkrim, madje jam ofruar për të ndihmuar me dokumente që mund t’u shërbenin drejt së vërtetës.

Pjesa komike e kësaj historie të trishtë keqinformimi është kur programi akuzon opozitën për standard të dyfishtë. Këtë pyetje mund të ma kishit bërë. Madje mund të ma bëni edhe sot, nuk kam asnjë problem t’i përgjigjem. Por është disi komike të ngresh një akuzë për standard të dyfishtë duke përdorur vetë standard të dyfishtë me faktet.

Për standardet dhe veprimet e mia politike përgjigjem unë.

Për standardet e gazetarisë përgjigjet Top Channel.

Mes dy versioneve nuk duhet arbitër, duhet vetëm fakti: biseda origjinale me gazetarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco