Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka folur me respekt për Izraelin në konferencë para ndeshjes kundër kësaj përfaqësueseje.
Po ashtu, tekniku gjerman ka thënë se “sigurisht që para ndeshjes do t’ia zgjasë dorën përzgjedhësit të Izraelit, Ran Ben-Shimon".
Por, Foda ishte i qartë kur u pyet për synimet që ka Kosova në ndeshje.
Tekniku gjerman pret të kthehen me fitore nga Hungaria.
Ndeshja Izrael – Kosovë luhet të enjten në Debrecen nga ora 20:45 dhe i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
“Izraeli është një përfaqësuese e fortë. Pavarësisht rezultateve, e ka treguar në dy ndeshjet e fundit. Ka futbollistë që janë shumë të mirë në aspektin teknik, janë shumë të shpejtë dhe ka lojtarë të fortë individualë. Presim ndeshje të fortë, por sigurisht që edhe ne do të mundohemi të jemi sa më agresiv që mundemi në këtë përballje”, ka thënë Foda.
Foda nuk preferon të flas shumë për të kaluarën tek Austria. Ai thotë se tashmë është përzgjedhës i Kosovës, me të cilën synon fitore ndaj Izraelit.
“Unë jam në një ekip tjetër tani dhe Izraeli është një ekip krejtësisht tjetër tani. Për mua është një ndeshje shumë e rëndësishme. Duam të luajmë lojë kompakte dhe shpresoj të luajmë një ndeshje sa më të mirë të mundshme”, është shprehur Foda.
I pyetur nëse do të shtrëngojë dorën me përzgjedhësin e Izraelit, Foda u përgjigj shkurt. “Sigurisht”.
Foda foli edhe për gjendjen e portierit Aro Muriq, i cili u lëndua të dielën kundër Austrisë në Vjenë.
“Ai ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Austrisë. Ka munguar pas asaj ndeshjeje në përgatitjet tona, por do të shohim sonte nëse do të jetë gati për nesër apo jo”.
Nuk është bërë e ditur nëse Leon Avdullahu do të jetë gati për ndeshjen e së enjtes.
Lideri i mesfushës është liruar përkohësisht nga grumbullimi. FFK-ja bëri të ditur se “Avdullahu u lirua për arsye familjare”.
Ndërkohë, mungesë e madhe në mbrojtjen e Kosovës pritet të jetë Albian Hajdari.
Foda ka insistuar se ndeshja ndaj izraelitëve, nuk do të jetë përcaktuese për vendin e parë në grup.
Por ka theksuar se është ndeshje e rëndësishme.
Ai ka paralajmëruar ndryshime në formacion.
“Nuk mund të them se kjo ndeshje është vendimtare për pozitën e parë në grup, por absolutisht që është shumë e rëndësishme secila ndeshje. Për ne është e rëndësishme të shohim se si do të luajmë, si do të paraqitemi, sa kompakt do të jemi dhe si do t’i qasemi ndeshjes. Është një nga ndeshjet që do të bëjë ndryshime në formacion krahasuar nga ndeshja paraprake”, është shprehur Foda.
Kosova e nisi me fitore edicionin e pestë të Ligës së Kombeve. E mposhti 1:0 Irlandën në Prishtinë, ndërsa të dielën humbi nga Austria me shifrat 3:1.
“Do të provojmë të luajmë njëjtë si ndaj Irlandës. As ndaj Austrisë nuk mund të them se jemi paraqitur shumë keq. Por synimi jonë është ta tregojmë lojën të cilën e kemi zhvilluar ndaj Irlandës. Prandaj do të shohim se çfarë do të mund të bëjmë nesër”, ka thënë Foda.
Në konferencë u paraqit edhe mbrojtësi Ilir Krasniqi. Krasniqi po ashtu e cilësoi të vështirë ndeshjen kundër Izraelit.
“Është ndeshje e vështirë, sepse Izraeli ka ekip të mirë. Janë lojtarë mjaft teknik që luajnë në hapësira të ngushta. Kemi bërë analizën, i kemi parë pikat e forta dhe shpresojmë të nesër t’i qasemi ndeshjes mirë në fushë”, ka thënë Krasniqi.
Ai fton bashkëlojtarët të luftojnë në fushë për njëri-tjetrin.
“Çdo ndeshje kemi nevojë gjithmonë për përmirësime dhe çdo ndeshje mësojmë nga loja e kaluar. Edhe nga ndeshja me Austrinë kemi mësuar të jemi më kompakt dhe të luftojmë për njëri-tjetrin. Shpresojmë që nesër të shfaqim më të mirën tonë në fushë”, ka thënë Krasniqi.
Kosova të dielën e luan ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi të gjatë. Në Prishtinë e pret Austrinë.
Foda: Nuk është ndeshje vendimtare, do të tentojmë të luajmë si ndaj Irlandës
Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se ndeshja e të enjtes ndaj Izraelit nuk është vendimtare. Ai tha se do të ketë ndryshime krahsuar me ndeshjen ndaj Austrisë.
“Nuk mund të them se kjo ndeshje është vendimtare, por është shumë e rëndësishme për ne. E rëndësishme është të shohim si do t’i qasemi ndeshjes. Është një nga ndeshjet që do të bëjë ndryshime nga ndeshja paraprake”, tha Foda.
Ai tha se do të tentohet të luhet si ndaj Irlandës.
Kosova luan të enjten në Hungari ndaj Izraelit në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Kosova fitoi 1:0 ndaj Irlandës në "Fadil Vokrri", ndeshjen të cilën e dominoi plotësisht dhe humbi 3:1 ndaj Austrisë. Izraeli i ka humbur dy ndeshjet e para, 3:1 ndaj Austrisë e 3:0 ndaj Irlandës.
“Do të provojmë të luajmë njëjtë si ndaj Irlandës. As ndaj Austrisë nuk jemi paraqitur shumë keq. Por e rëndësishme është të shfaqim lojën që kemi treguar ndaj Irlandës”.
Foda flet për gjendjen e portierit Muriq
Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, i pyetur për gjendjen e portierit Arijanet Muriq, ka thënë se do të shihet sonte nëse do të jetë në gjendje të paraqitet ndaj Izraelit të enjten.
Muriq u zëvendësua në pjesën e dytë në ndeshjen e të dielës ndaj Austrisë, shkaku i një lëndimi.
“Ai ka pësuar një lëndim me ndeshjen ndaj Austrisë. Ka munguar, por do të shohim sonte nëse do të jetë gati për nesër apo jo”, tha Foda në konferencë.
Krasniqi thotë se kanë analizuar pikat e forta të Izraelit
Qendërmbrojtësi Ilir Krasniqi thotë se e kanë analizuar lojën e Izraelit dhe presin paraqitje të mirë të enjten.
Kosova luan të enjten në Hungari ndaj Izraelit në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Kosova fitoi 1:0 ndaj Irlandës dhe humbi 3:1 ndaj Austrisë. Izraeli i ka humbur dy ndeshjet e para, 3:1 ndaj Austrisë e 3:0 ndaj Irlandës.
“Fillimisht nesër është ndeshje e vështirë, pasi Izreaeli ka ekip të fortë dhe luan mirë teknikisht. I kemi parë pikat e forta dhe shpresojmë të qasemi mirë në fushë. Kemi nevojë gjithmonë për përmirësime dhe mësojmë nga loja e kaluar. Nga Austria kemi mësuar të jemi kompakt dhe nesër në fushë të paraqitemi si është më së miri”, tha Krasniqi në konferencë për media.
Foda për ndeshjen kundër Izraelit
Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, në konferencë për media të mërkurën, ka thënë se ndaj Izraelit të enjten do të jetë ndeshje mjaft e fortë.
Kosova luan të enjten në Hungari ndaj Izraelit në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Kosova fitoi 1:0 ndaj Irlandës dhe humbi 3:1 ndaj Austrisë. Izraeli i ka humbur dy ndeshjet e para, 3:1 ndaj Austrisë e 3:0 ndaj Irlandës.
“Izraeli është një përfaqësuese e vëshitrë. Pavarësisht rezultateve, ka treguar se është përfaqësuese e mirë. Ka futbollist teknik, të shpejtë dhe me lojtarë të fortë individual. Presim ndeshje të fortë, por ne do të mundohemi të jemi sa më agresiv në këtë përballje”, tha Foda.