Këlliçi nxjerr mesazhet, reagon për fake news-in e prodhuar në Top Channel nga Inside Story
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka akuzuar se në Top Ch...

Publikimi i lajmeve të rreme të rrjedhura nga histori të sajuara sipas fantazisë së shfrenuar të shkarrashkruesve, sjell pasoja të rënda, përdhosje të moralitetit e imazhit të kujtdo taksapaguesi të shënjestruar, me të vetmin qëllim, shantazhimin dhe përgatitjen e terrenit për përfitime antiligjore.
Nëse dikujt që zotëron një nga mizëria e portaleve anonime, që janë në zhiro brenda territorit të kësaj republikës sonë të bananeve skarco, i shkrepet të të baltosë personalitetin mund ta bëjë këtë pa asnjë pengesë. Pasi nuk ka asnjë barrierë ligjore që t’ia ndalë hovin revolucionar të bërjes copë e çik të imazhit.
Ekspertët e internetit të shpjegojnë se duke përjashtuar një segment gjurmues të Policisë së Shtetit, nuk ka asnjë institucion tjetër identifikues e kontrollues përgjegjës të portaleve anonime apo "fake news"-ve, gjë që i trimëron trimat e internetit.
Madje as Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) e as Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) nuk ka tagër ligjor kontrolli për të frenuar përdhosjen e imazhit nga lajmet e rreme të anonimëve. Kështu ka qenë në vitet e para të lindjes së rrjeteve sociale, portaleve e të vetëquajturave gazeta on-line dhe, fatkeqësisht, po kështu vijon të jetë. Thënë shkurt, asgjë nuk ka ndryshuar në qasjen e kësaj sjelljeje të kthyer në fenomen përdhosës, që bashkëvepron me shantazhin për përfitime financiare.
“Bizneset raportojnë dëme të konsiderueshme nga informacione që i konsiderojnë të pavërteta dhe sulme që, sipas tyre, janë të qëllimshme”, vlerësoi Nikolin Jaka, kryesues i Dhomës së Tregtisë e Industrisë së Tiranës, duke dhënë alarmin.
Pasi fenomeni i shantazhimit ndotës të anonimëve nëpërmjet lajmeve të rreme, me qëllim përfitimin financiar, e ka zgjeruar diapazonin.
“Nga informacionet që kemi marrë prej bizneseve, kemi dyshime shumë të forta për gjobëvënie”, vijoi Jaka, duke plotësuar:
”Problemi kryesor që ngremë është mungesa e identifikimit të përgjegjësit. Një faqe mund të ketë audiencë masive dhe të publikojë akuza ndaj një sipërmarrjeje, ndërsa biznesi nuk e ka të qartë kush e administron, kush vendos për publikimet dhe kujt duhet t’i drejtohet për dëmin e shkaktuar. Regjistrimi formal duhet kontrolluar rast pas rasti. Por për biznesin, pyetja është shumë konkrete: kush mban përgjegjësi për atë që publikohet?!”
Vërtetë, kush e mban, apo duhet të mbajë përgjegjësinë ligjore? Deri më sot askush. Kjo, pasi anonimiteti i administruesve të këtyre portaleve prodhuese të lajmeve jo të vërteta, ndotës të imazhit e personalitetit, vijon të sundojë identifikimin institucional. Madje është i pagjurmueshëm.
Ngaqë si AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), si AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive), nuk e kanë objekt të punës së tyre rolin kontrollues-verifikues-identifikues të mediave anonime on-line. Ndonëse AKEP është organ rregullator i pavarur në Republikën e Shqipërisë, që mbikëqyr dhe rregullon tregun e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare. Ndonëse AMA është institucion publik i pavarur në Shqipëri që rregullon dhe mbikëqyr fushën e transmetimeve radiofonike dhe televizive.
Janë përkufizimet zyrtare të veprimtarisë së dy institucioneve më të afërta me botën e medias që nuk përmbajnë në asnjë rresht të kompetencë-detyrave mbikëqyrje-identifikimin e tregut prodhues të lajmeve të rreme, pra të portaleve e administruesve anonimë të tyre. Boshllëk ligjor? Sigurisht që po. Boshllëk ligjor që godet e përdhos moralitetin e imazhin e cilitdo taksapagues të shënjestruar. Boshllëk ligjor me pasoja të rënda nga publikimi i "fake news"-eve të mbushura me histori të paqena, të sajuara sipas fantazisë së shfrenuar të shkarrashkruesve me të vetmin qëllim, shantazhimin dhe përgatitjen e terrenit për përfitime.
Nga informacionet që kemi marrë prej bizneseve, kemi dyshime shumë të forta për gjobëvënie. Bizneset raportojnë dëme të konsiderueshme nga informacione që i konsiderojnë të pavërteta dhe sulme që, sipas tyre, janë të qëllimshme. Problemi kryesor që ngremë është mungesa e identifikimit të përgjegjësit.
Por për biznesin, pyetja është shumë konkrete: kush mban përgjegjësi për atë që publikohet, të mbetur ende pa një përgjigje vepruese institucionale.
“Biznesi (por edhe jo biznesmenët, ndërfutja im Xh.SH.), duhet të ketë një rrugë efektive për të identifikuar përgjegjësin dhe për të kërkuar dëmshpërblim. Një përgënjeshtrim mund të korrigjojë informacionin, por nuk rikthen kontratat apo fitimet e humbura. Kodi Civil shqiptar parashikon përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar në mënyrë të paligjshme dhe me faj, ndërsa neni 640 përfshin humbjen e pësuar dhe fitimin e munguar. Kërkimi i kompensimit kërkon provimin e përgjegjësisë, dëmit dhe lidhjes së tij me publikimin. Por kjo e drejtë vështirësohet që në hapin e parë kur biznesi nuk identifikon dot subjektin përgjegjës. Prandaj transparenca dhe mundësia reale për të kërkuar dëmshpërblim duhet të ecin së bashku. Përgjegjësia civile efektive ka dhe efekt parandalues, duke nxitur më shumë kujdes dhe verifikim përpara publikimit”, arsyetoi Nikolin Jaka, duke shpërfaqur rrugën e gjatë e të stërmundimshme ligjore që duhet ndjekur për të rifituar moralitetin e imazhin e përdhosur, brenda pak minutave, nga lajmet e pavërteta të prodhuara prej trimave anonimë të internetit./ CNA
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka akuzuar se në Top Ch...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedh...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryes...
Një shqetësim ngrihet mbi mënyrën se si trajtohen autorësi...
Bashkimi Europian po përgatit propozime që do t'u japin ka...
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të...
Qindra qytetarë po protestojnë pasditen e kësaj të mërkure...
Raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mb...
Këtë të mërkurë, 30 shtator 2026, u prezantuan nga kryemin...
Një raport i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport mb...
Von der Leyen sapo ka mbërritur në Kryeministri. Kreu i q...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, k...
Pak para takimit të Presidentes së Komisionit Europian Urs...
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure ...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen do ...
Konfirmohet rasti i dytë në vendin tonë i një personi të p...
Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, ka rea...
Avokati i krimit, bandave, por edhe i politikanëve të ...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim audi...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Përplasje, tensione dhe trazira janë regjistruar në burgun...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga Eraldo Fizin, ish-bashk...
Arrestohen dy autorët e dyshuar të zjarrvënieve në zonën e...
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentat...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...
E dënuara me vdekje në Tennessee, Christa Pike, është dërg...
Forcat e sigurisë në Francë kanë arrestuar dje mbi 600 per...
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjo...
Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Presheva, Medvegja d...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Raporti i kredive me probleme i institucioneve financiare ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 80.5 lekë dhe ...
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restor...
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 mili...