
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka ardhur momenti për një marrëveshje me Iranin, duke paralajmëruar në të kundërt një përshkallëzim të konfliktit. I pyetur nga gazetarët për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Teheranin, Trump tha se tashmë ekzistojnë vetëm dy rrugë.
“Ka ardhur koha. Ose t’i hedhim në erë, ose arrijmë një marrëveshje”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump shtoi se situata me Iranin pritet të marrë fund shumë shpejt, “në një mënyrë ose në tjetrën”.