74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi të nivelit të mesëm, një strukturë e lidhur me pesh&eu...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi të nivelit të mesëm, një strukturë e lidhur me pesh&eu...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjith territor...
DashiMarrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim me tepër. Ne disa momente do iu duket ve...
Këto pamje të transmetuara pranë redaksisë së “Piranja News”, vijnë nga Durrësi. Shtëllunga të mëd...
90 minutat e qëndrimit në të njëjtën sallë e kryeministrit Edi Rama me kreun e Prokurorisë së Posaçme Klodian Bra...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe plat...
Me thirrje “Rama në burg”, “Berisha në burg” vijon marshimi në kryeqytet. Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe m...
Një draft me 150 ndryshime në sistemin e drejtësisë, në një moment kur hetimet kanë prekur një numër të konsid...
Kur qeveria e Partisë Demokratike, nënshkroi marrëveshjen me gazsjellësin Transadriatik, në kontratë u vu një klauzolë...
Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se po përpilohen traktatet e ardhshme të...

Më 29 shtator 1971, në një vend të caktuar në Dajt, regjimi komunist pushkatoi Dom Shtjefën Kurtin. Nuk ishte vetëm ekzekutimi i një kleriku katolik. Ishte një nga ato akte ku diktatura tregoi deri në fund natyrën e saj: frikën nga besimi, urrejtjen ndaj dinjitetit njerëzor dhe aftësinë për ta çuar dhunën përtej jetës, deri te trupi i pajetë.
Dom Shtjefën Kurti ishte arrestuar më 11 qershor 1970. Dosjet, ajo formulare dhe ajo hetimore-gjyqësore, tregojnë qartë se dënimi me vdekje nuk mund të përligjej as me legjislacionin e kohës. Me vendimin nr. 54, datë 30 korrik 1971, Gjykata e Rrethit Krujë e dënoi me vdekje për “sabotim” dhe “agjitacion e propagandë”. Vendimi u la në fuqi më 8 shtator 1971, ndërsa më 23 shtator Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi faljen e jetës.
Nga ky moment deri në ekzekutim kaluan disa ditë. Dom Shtjefni u mbajt në Repartin nr. 313 në Tiranë, ndërsa vonesa dhe lëvizja e procedurave nga Dega e Punëve të Brendshme Krujë drejt Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë lidhen, sipas të dhënave të dosjes, me kërkesën e Fakultetit të Mjekësisë. Trupi i tij, pas pushkatimit, nuk iu kthye familjes për varrim. U dërgua si kadavër.
Procesverbali i ekzekutimit, i mbajtur më 29 shtator 1971, është një dokument i ftohtë, por pikërisht për këtë arsye edhe më tronditës. Në pak rreshta shënohet se të dënuarit iu komunikua refuzimi i faljes dhe se vendimi do të ekzekutohej. Para pushkatimit, Dom Shtjefën Kurti tha fjalët e fundit:
“Nuk kam shtyrë persona për të sabotuar, unë fajin tim e kam pranuar në hetuesi dhe në gjyq, hallall qoftë gjaku im, rroftë qeveria, rroftë Shqipëria, rroftë kisha katolike.”
Pas kësaj, procesverbali shënon se u krye ekzekutimi me pushkatim dhe se mjeku konstatoi vdekjen. Një fjali burokratike për të mbyllur jetën e një njeriu. Një firmë, një vulë, një trup pa jetë dhe një shtet që mendonte se duke vrarë priftin, mund të vriste edhe besimin.
Por 55 vjet më vonë, emri i Dom Shtjefën Kurtit mbetet. Mbetet si dëshmi e persekutimit të klerit, si akuzë ndaj një regjimi që ngriti pushtetin mbi frikë dhe si kujtesë për një Shqipëri që ende ka detyrimin të mos i trajtojë këto histori si faqe të mbyllura arkivi. Sepse krimi nuk përfundoi në Dajt. Ai vazhdoi edhe në heshtjen e detyruar, në trupin e marrë për kadavër, në varrin e mohuar, në kujtesën që regjimi kërkoi ta fshinte.
Dom Shtjefën Kurti nuk u vra vetëm se ishte klerik. U vra sepse përfaqësonte një autoritet moral që diktatura nuk e kontrollonte dot. Dhe kjo, për komunizmin shqiptar, ishte krimi më i rëndë.
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi të nivelit të mesëm, një strukturë e lidhur me pesh&eu...
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka përfshirë në vetëm tre mbledhje një valë të gjerë projekte...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjith territor...
Çuditë në këtë vendin tonë s’po zgjasin as 24 orë, me skandale dhe shpërndarje të videove intime, teksa &...
Artan Hoxha ka ngritur si shembull një rast në Shqipëri ku gjykata ka vendosur garanci pasurore prej 1 milion eurosh si masë sigurie, duke e...
90 minutat e qëndrimit në të njëjtën sallë e kryeministrit Edi Rama me kreun e Prokurorisë së Posaçme Klodian Bra...
Një situatë e tensionuar raportohet se po zhvillohet në një burg në Pisa, Itali, ku ndodhen edhe disa shtetas shqiptarë. Sipas nj...
Mjeku i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Në këtë m&eu...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe plat...
Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjete sociale e portale online të disa materialeve intime të personazheve publikë në vendin ...