Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në relievet kodrinore dhe malore do të ketë vranësira të pakta dhe kalimtare, kryesisht gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
Përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, si edhe në lugina dhe zona malore, era pritet të forcohet deri në 16 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.












