1 Tetor 2026, 07:50
Nga E.d
Konferenca e Kryetarëve
TIRANA- Konferenca e Kryetarëve do të shqyrtojë sot kërkesën e PD për mocion me debat, në lidhjen me arrestimin e ish-drejtorshës së SISH, Vlora Hyseni. Ajo do të zhvillohet në orën 09:00, ndërsa në kërkesën e depozituar në Kuvend, PD kërkon që të shqyrtohen përgjegjësitë institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Gjithashtu PD kërkon që Kuvendi të shqyrtojë procedurat dhe kriteret e ndjekura për përzgjedhjen dhe emërimin e Hysenit, përgjegjësitë e institucioneve të përfshira në këtë proces, si dhe mekanizmat e kontrollit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies gjatë ushtrimit të detyrës.
PD kërkon që Kuvendi të shqyrtojë verifikimet e kryera për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mase është komprometuar informacion i klasifikuar, si dhe masat e marra për garantimin e sigurisë së informacionit dhe mbrojtjen e personelit të SHISH. Në kërkesën e saj, PD kërkon gjithashtu të verifikohet përgjegjësia institucionale dhe politike e Kryeministrit dhe strukturave shtetërore përkatëse në procesin e përzgjedhjes, emërimit, mbikëqyrjes dhe largimit të drejtorit të SHISH.
Sipas PD-së, çështja është me rëndësi për ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi institucionet e sigurisë kombëtare. Partia kërkon transparencë dhe llogaridhënie mbi mënyrën se si janë zbatuar mekanizmat e verifikimit, sigurisë dhe mbikëqyrjes.
Në fund të kërkesës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që Konferenca e Kryetarëve të përcaktojë datën e zhvillimit të mocionit me debat në seancë plenare. Kjo duke theksuar se shqyrtimi parlamentar duhet të respektojë pavarësinë e organeve të drejtësisë, prezumimin e pafajësisë dhe rregullat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar./Dosja.al
kuvendi shish vlora hyseni
Politike
30 Shtator 2026, 22:24
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes pa...
Politike
30 Shtator 2026, 22:16
E. D
pamje nga protesta
PRISHTINË- Në Prishtinë është mbajtur protesta e radhës kundër vendimit të Gjykatës Specia...
Politike
30 Shtator 2026, 21:11
E. D
Sali Berisha
PRESHEVË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes subjekteve po...
Politike
30 Shtator 2026, 19:54
E. D
Departamenti Amerikan i Shtetit
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në raportin për Shqipërinë se korrupsioni...
Politike
30 Shtator 2026, 19:43
E. D
foto ilustruese
TIRANË- DASH ka theksuar në raportin për Shqipërinë se investitorët strategjikë përfitojnë n&e...
Politike
30 Shtator 2026, 19:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka evidentuar në raportin për Shqipërinë se ndërhyrja politike d...
Politike
30 Shtator 2026, 18:47
E. D
DASH
TIRANË- DASH ka shprehur kritika për bujqësinë në vendin tonë, duke theksuar se ky sektor përballet me inform...
Politike
30 Shtator 2026, 18:44
E. D
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se lufta kundër korrupsionit është n&eum...
Politike
30 Shtator 2026, 18:43
G.M
pamje
TIRANA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është larguar nga ambientet e Kryeministrisë pas takimit me krye...
Politike
30 Shtator 2026, 18:40
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet nëse mban përgjegjësi politike për emërimin e Vlora Hysenit në krye të...