OECD: Shqipëria renditet e fundit në rajon për rrjetet rrugore dhe hekurudhore

Sipas raportit të OECD-së “Raporti i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026”, Shqipëria ka dendësinë më të ulët të rrugëve dhe hekurudhave në rajon.

Ajo është gjithashtu e vetmja ekonomi e Ballkanit Perëndimor, ku dendësia e rrjetit rrugor është ulur gjatë dekadës së fundit. Rrjeti hekurudhor ka pësuar tkurrjen më të madhe në rajon, me një rënie prej mbi 28% krahasuar me periudhën 2014-2016.

Të lidhura

None found

Me vetëm 13 kilometra rrugë për çdo 100 km² territor, Shqipëria zë vendin e fundit mes gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Mali i Zi ka dendësinë më të lartë, me 74 kilometra për 100 km². Ndërsa në vendet e tjera të rajonit treguesi ka mbetur përgjithësisht i qëndrueshëm, Shqipëria ka shënuar rënie gjatë periudhës së shqyrtuar nga OECD.

Edhe për hekurudhat, vendi regjistron nivelin më të ulët: 0.9 kilometra linjë për 100 km². Serbia kryeson rajonin me 4 kilometra për 100 km².

Raporti vëren se dendësia e rrjetit hekurudhor shqiptar është pakësuar me më shumë se 28% kundrejt viteve 2014-2016, rënia më e theksuar në Ballkanin Perëndimor.

Problemet hekurudhore pasqyrohen edhe te transporti i mallrave. OECD e rendit Shqipërinë dhe Kosovën mes ekonomive ku ky aktivitet është pothuajse i papërfillshëm.

Si rrjedhojë, pjesa dërrmuese e transportit të mallrave mbështetet te rrugët, ndërsa shfrytëzimi i hekurudhës si alternativë logjistike dhe tregtare mbetet i kufizuar, ndryshe nga roli më i madh që ajo ka në vendet e BE-së.

Infrastruktura dhe Ndërlidhja është klasteri ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor. OECD vëren se, megjithëse rajoni ka përparuar në disa fusha infrastrukturore, diferenca me vendet fqinje të BE-së vazhdon të jetë e madhe dhe Shqipëria ka performancën më të dobët mes ekonomive të rajonit.

Transporti shihet nga OECD si një prej pengesave kryesore për afrimin me BE-në. Në klasterin “Infrastruktura dhe Ndërlidhja”, Shqipëria ka marrë 33 pikë, krahasuar me mesataren 100 të BE-së, dhe renditet e gjashta nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Dendësia e rrugëve arrin vetëm 7.6% të nivelit të BE-së, ndërsa ajo e hekurudhave është 16.1%.

Megjithatë, treguesit nuk janë të dobët në çdo fushë. Mbulimi me 4G në Shqipëri është praktikisht në nivelin e BE-së, ndërsa kostot e energjisë elektrike janë përmirësuar ndjeshëm.

Këto arritje nuk kanë mjaftuar për të kompensuar mangësitë në transportin fizik. OECD e përshkruan transportin në vend si të pazhvilluar, me aktivitet të papërfillshëm të mallrave në hekurudhë dhe me shpejtësinë më të ulët të broadband-it në rajon.


Shtuar më 1.10.2026 08:08

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş